
"Panairi Lugina 2024" edhe këtë vit do të organizohet në Zvicër
Panairi Lugina 2024, tani më po bëhet tradicional, për të dytin vit radhazi në Cyrih të shtetit helvetik, bizneset e Luginës do të shpalosin ëndrrat e tyre të kahmotshme, njofton Unioni i Bizneseve te Bujanocit.
"Gjithëherë falë Fondit Humanitar për Preshevë , Medvegjë dhe Bujanoc, që asnjëherë nuk u lodhën për vendin e tyre të lindjes, mirënjohës pa fund për Fondin dhee njerëzit që menaxhojnë fondin", thuhet në njoftimin nga Unioni i Bizneseve te Bujanocit.
Sipas këtij njoftimi pjesë e organizimit dhe sponzorimit të transportit edhe këtë vit Unioni i Bizneseve të Bujanocit, në bashkëpunim me Komunën e Bujanocit dhe Komunën e Preshevës./Titulli.com/
