OVL e UÇPMB-së: Problemi është te liderët tanë
Lokale

OVL e UÇPMB-së: Problemi është te liderët tanë

27.Jan.2013 22:56
0
Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) sot ka akuzuar liderët shqiptar të Luginës për mosbashkëpunimin mes tyre Kryetari i OVL-së së UÇPMB-së në Bujanoc Edmond Isufi ka thënë për RTK-në se derisa spektri politikë nuk bashkohen ata nuk do të gëzojnë mbështetjen e popullit. “Problemi kryesor është te ne, te liderët tanë. Deri sa ata nuk bashkohen atëherë edhe nuk do ta kenë ndihmën e popullit e as nuk do të vijnë ndihma nga Kosova e Shqipëria”, ka thënë Isufi. Kjo Organizatë e Veteranëve kërkon bashkimin e liderëve në mënyrë që ata të kërkojn mbështetjen e Prishtinës dhe Tiranës. “Pikë së pari kërkohet uniteti brenda Luginës, mandej sigurisht që ne si OVL do të kërkojm nga Prishtina dhe Tirana të kenë vëmendje më të madhe për popullatën e këtyre trojeve”, ka deklaruar kryetari i OVL-së në Bujanoc, Edmond Isufi. Pas heqjes së lapidarit të UÇPMB-së nga sheshi i qytetit të Preshevës janë prishur marëdhëniet në mes të liderëve politik të Luginës. Titulli ka mësuar se në një takim në Preshevë mes spektrit politikë shqiptar u kalua çdo kufi komunikimi. Situata eskaloi në sharje banale, ndërsa në një moment vetëm sa nuk pati edhe konfrontim fizik./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/OVL2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
LPD i gëzohet rizgjedhjes së Thaçit
Bujanoci të mërkurën në protestë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration