Lokale
LPD i gëzohet rizgjedhjes së Thaçit
Lëvizja e Progresit Demokratikë (LPD) me kryetarë Jonuz Musliun, ka uruar Hashim Thaçin për rizgjedhjen në postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)
Në telegram urimin e LPD-së thuhet: “Kemi kënaqësinë që në emër të Lëvizjes së Progresit Demokratik, t’ju përgëzojmë për punimet e Konventës së VI-të të Partisë Demokratike të Kosovës dhe për zgjedhjen e sërishme të njeriut të parë të këtij subjekti politik, i cili gjithnjë po e dëshmon veten për vlerat qytetëruese evropiane”.
Në këtë letër të nënshkruar nga Jonuz Musliu, kryeministri i Kosovës urohet për besimin që e ka marrë nga elektorati i këtij subjekti politikë.
“Urime për besimin, të cilin përsëri ta dha elektorati i PDK-së, në këto momente mjaft të rëndësishme për të ardhmen e shtetit dhe mbarë popullit shqiptar ku do ndodhet.”
Lëvizja e Progresit Demokratik, i gëzohet sukseseve të PDK-së, kësaj force politike në qeverisjen e Shtetit dhe angazhimit të saj si avangarde për zgjidhjen e të drejtave të shqiptarëve jashtë Kosovës, duke i dëshiruar rrugëtim të mbarë në realizimin e projekteve madhore të integrimit të shtetit shqiptar në nivelet evropiane, të cilat padyshim çojnë përpara jo vetëm vendin por edhe kombin, thuhet në fund të urimit./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/thaci-konventa.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!