Osmani e nis vizitën nga ambasada amerikane në Beograd, do të vizitojë edhe Bujanocin
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani vizitën e tij në Serbi në rolin e kryesuesit të OSBE-së e nis nga Ambasada e SHBA-së në Beograd.
Ministri Osmani në rrjetin social “tuiter” ka shpërndarë foton me ambasadorin Kristofer Hill dhe ka falënderuar ambasadorin për përkrahjen e SHBA-së ndaj kryesimit të RMV me OSBE-në. Hill është i njohur për kontributin e tij edhe në Maqedoninë e Veriut si ambasador.
Osmani do të qëndrojë sot dhe nesër në Serbi për t’u takuar me krerët e lartë të shtetit serb. Osmani ka marrë kryesimin e OSBE-së nga muaji janar dhe do kryesoj me të njëjtën deri në fund të këtij viti.
Ai do të takohet edhe me përfaqësues të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialog Social, Këshillin Nacional të Pakicës Kombëtare Maqedonase dhe Trupin Koordinues të Qeverisë së Serbisë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, njoftoi OSBE, përcjellë Titulli.com.
Ai do të bisedojë edhe me anëtarët e delegacionit serb në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së dhe me përfaqësues të shoqërisë civile që merren me çështjet rinore.
Osmani do të vizitojë edhe Bujanocin, ku do të takohet edhe me shefin e Misionit të OSBE-së në Serbi, Jan Bratu dhe stafin e misionit, me qëllim që të ketë një pasqyrë të drejtpërdrejtë për punën e tij në terren, thuhet në njoftimin e OSBE-së./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ill-osmani.jpg): failed to open stream: No such file or directory