Raporti i Freedom House: Dialogu Kurti-Vuçiç ishte pa efekt
Rajoni dhe Politika

Raporti i Freedom House: Dialogu Kurti-Vuçiç ishte pa efekt

24.May.2023 10:33
0

Organizata Freedom House në raportin e këtij viti të titulluar “Nations in Tranzit” që analizon zhvillimet e vitit 2022 thekson se 29 vendet nga Evropa Qendrore dhe nga Azia Qendrore në vend që t’i forconin lidhjet në rajon, kërcënimet e sigurisë, kriza historike e refugjatëve dhe problemet ekonomike të lidhura me konfliktin, kanë thelluar hendekun mes autokracive dhe demokracive dhe kanë shkaktuar ndryshime përçarëse në politikat e jashtme të qeverive të veçanta.

 

Sipas raportit të Freedom House marrëdhëniet e tensionuara prej kohësh në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë minuar përparimin demokratik në të dyja vendet.

Përpjekjet e jashtëzakonshme të shoqërisë civile në Kosovë për të realizuar ndryshime pozitive të politikave mbi dhunën me bazë gjinore dhe ndarjet etnike, sipas raportit të Freedom House, u lanë nën hije gjatë vitit nga një rritje e dhunës në Veri të Kosovës, ku ndikimi dhe veprimet e qeverisë serbe, vazhduan të cenojnë autoritetin e Kosovës mbi territorin e saj.

Raporti përmend edhe mungesën e suksesit në negociatat mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

 

“Shohim se janë dy persona që e drejtojnë këtë proces: Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç. Mendoj se BE-ja mund të bëjë shumë më tepër. BE-ja në procesin e negociatave duhet të sjellë zërat e shoqërisë civile dhe perspektivën e qytetarëve të zakonshëm, veçanërisht atyre në Veri”, ka thënë Alexandra Karrpi një nga autoret e raportit të Fredom House për Zërin e Amerikës.

Po ashtu, shtohet se negociatat mes Kurtit dhe Vuçiç’it ishin pa efekt, përkundër përpjekjeve të forta të zyrtarëve amerikanë dhe evropianë për të zgjidhur mosmarrëveshjen e kahershme për sovranitetin e Kosovës.

Raporti i Freedom House vë në pah se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë regjime hibride ose demokraci në tranzicion.

Raporti thekson gjithashtu se te gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor institucionet demokratike vazhdojnë të jenë të brishta në vitin 2022.

“Në gjithë Ballkanin Perëndimor, politika e përqendruar tek elitat dhe diplomacia, kanë përjashtuar zërat e shoqërisë civile dhe qytetarëve të thjeshtë, duke lejuar që udhëheqës anti-demokratikë dhe autoritarë kontrollojnë të ardhmen e vendit”, thuhet në raport.

Megjithatë përmirësimet modeste, sipas raportit, janë vërejtur në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

“Përmirësimet modeste në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut ishin në barazpeshë me rëniet në Mal të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa rezultati i Serbisë mbeti i pandryshuar”, thuhet në raport.

 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/her-kurti-vicic-borrel.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Promovohet libri mongrafik i Galip Beqirit „Tërnoci nëpër valë kohe“ (video)
Osmani e nis vizitën nga ambasada amerikane në Beograd, do të vizitojë edhe Bujanocin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration