Lokale
OSBE do të kontribuojë në fushën e arsimit në Luginë
Në Bujanoc sot qëndroi zv/ambasadorja e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Beograd Pola Tidi, e cila me këtë rast tha se OSBE me organizatat tjera në Beograd do të kontribuojnë në fushën e arsimit.
“Në takimin tonë diskutuam për çështjet e arsimit që i përkasin këtij rajoni dhe kemi arritur në përfundim se OSBE dhe organizatat tjera në Beograd do të vazhdojnë kontributin e tyre në fushat e rëndësishme të arsimit”, tha zv/ambasadorja e OSBE-së, Pola Tidi, raporton Titulli.
Edhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi theksoi se gjatë takimit rëndësi më e madhe i është kushtuar arsimit në Luginë.
“Biseduam për projektet mesë pushtetit lokal dhe OSBE-së, për çështjet politike dhe të sigurisë, por theks të veçant i kushtuam arsimit në gjuhën shqipe në Bujanoc”, theksoi Arifi.
Zv/ambasadorja Tidi me këtë rast ka përshëndetur edhe ecurinë me Fakutetin Ekonomikë në Bujanoc, ndërsa ka thënë se me padurim pret realizimin e vizitës së dytë në këtë komunë.
Kjo ishte hera e parë që Pola Tidi viziton komunën e Bujanocit./Besa Ramadani/Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/Arifi-Dipi2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!