Lokale
As Osllara nuk i shpëtoi zjarreve
Fshati i vetëm në lindje të Bujanocit, Osllara, i banuar kryesisht me shqiptarë, e që deri më tani i kishte shpëtuar zjarreve, sot është përfshirë nga flakët.
Gjatë pas ditës së sotme në malet e fshatit Osllarë, përskaj rrugës që lidhë Lluçanin me Nesalcën, rreth 500 metra nga shtëpitë e fshatit, janë paraqitur zjarret, ndërsa flakët po përhapet me shpejtësi të madhe drejt fshatit.
Portali Informativ Titulli ishte në vendin e ngjarjes dhe gjatë kohës që po realizonim fotografitë, nuk kishin arritur zjarrfikësit.
Në foto shihet qartë se zjarri sapo kishte filluar të marrë hovë edhe pse moti sot nuk ishte me temperatura shumë të larta.
Shtabi i Emergjencës dje kishte raportuar se pas këtyre zjarreve që po “lindin” në Bujanoc ekzistojnë dyshime të forta se po ndizen nga vetë qytetarët./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/osllar-www.titulli.com_.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!