Oborri Shtëpisë së Kulturës në Preshevë me pamje të re (foto)
Oborri i Shtëpisë së Kulturës në Preshevë shumë shpejt do të jetë me pamje krejtësisht tjetër.Në kuadër të planit investiv për vitin 2014 është paraparë që oborri i Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë të rregullohet. Për të është vendosur që të ketë një pamje krejtësisht tjetër.
Drejtori Naser Nuredini, thotë se ka kohë që është biseduar për rregullimin e brendshëm të oborrit të këtij institucioni kulturor, pasi që ky objekt po e merë formën e vet të ndërtimit të një objekti që i kalon kufijtë e një shtëpie, qendrës së kulturës.
Projekti në fjalë ka kaluar nëpër të gjitha fazat e konsultimeve ndërsa është punuar nga arkitekti Drejtim Ibrahimi bënë të ditur Nuredini.
Nuredini nuk e din vlerën e projektit por thotë se Shtëpia e Kulturës është vetëm inicuese e projektit kurse investimet i kryen pushteti lokal i Preshevës, raporton Titulli.
Kryeshefi i financave në administratën e komunës së Preshevës Fatmir Azizi ka deklaruar se vlera e përgjithshme e projektit është 4.532.000 dinarë.
Ky projekt do të përfundojë brenda 2 muajve, kurse punëkryesi është ndërmarrja “Arso Comm” nga Presheva./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/presheve-shtepia%20e%20kultures..jpg): failed to open stream: No such file or directory