Aprovimi i vendimit për dy gjuhësi inkurajues edhe për Preshevë e Medvegjë
Lokale

Aprovimi i vendimit për dy gjuhësi inkurajues edhe për Preshevë e Medvegjë

16.Jul.2014 15:33
0
Këshilli Kombëtar Shqiptar përshëndetë aprovimin e "Vendimit për përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit në territorin e komunës së Bujanocit" nga Kuvendi Komunal i Komunës së Bujanocit.

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka përcjellë me interesim seancën e djeshme të kuvendit komunal të Bujanocit me ç’rast shprehë mirënjohje për aprovimin e vendimit të lartpërmendur me konsensus të të gjitha palëve, pra miratimi në mënyrë unanime i të gjithë këshilltarëve të kuvendit komunal, pa dallim të përkatësisë nacionale.

KKSH vlerëson se ky vendim i propozuar nga shefi i grupit të këshilltarëve të PVD-së, Ragmi Mustafa, dhe gatishmëria e të gjithë këshilltarëve tjerë për ta aprovuar, tregon se në çfarë gjendje e rëndë është në territorin e Komunës së Bujanocit përdorimi i gjuhës shqipe dhe shkrimit të saj.

“Gjithashtu, nga konstatimet e kësaj seance plenare del se vetë “institucionet dhe shërbimet që ka krijuar kjo komunë nuk e respektojnë nenin 5 të statutit të kësaj komune” siç u shprehë edhe kryetari i Kuvendit Jonuz Musliu. Pra, dëshmojnë për shqetësimet që ka ngritur në vazhdimësi Këshilli Kombëtar Shqiptar për qasje diskriminuese sa i përket të drejtave kolektive, në këtë rast të shqiptarëv”, thuhet në njoftimin e KKSH-së.

Këshilli Kombëtar Shqiptar uron që ky vendim i aprovuar të avancoj në përdorimin zyrtar të dygjuhësisë, përkatësisht të gjuhës serbe dhe shkrimit cirilik të jetë në përdorim të barabart edhe gjuha shqipe dhe shkrimi i saj. Sikur edhe përfundimisht të vendosë sensin e barazisë para organeve të të gjitha niveleve.

Këshilli Kombëtar Shqiptar do të inkurajoj edhe komunat tjera, siç është ajo e Preshevës dhe Medvegjës që të aprovojnë vendime të tilla nga se është në interesat më të mira të popullsisë për të larguar dhe mposhtur çfarëdo kulturën diskriminuese gjuhësore nëpër këto komuna./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/Bujanoc-%20shtepia%20e%20kultures.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Oborri Shtëpisë së Kulturës në Preshevë me pamje të re (foto)
Protesta në Turi jep rezultate, udhëheqësia ndryshon qëndrim (foto & video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration