Në Preshevë e Bujanoc shënohet dita botërore e personave me aftësi të kufizuara
Lokale

Në Preshevë e Bujanoc shënohet dita botërore e personave me aftësi të kufizuara

04.Dec.2015 10:51
0
Në komunat Bujanoc e Preshevë shënohet dita botërore e personave më aftësi të kufizuara përmes aktiviteteve të ndryshme.

Në organizim të shoqatës së prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Preshevë dhe bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale në sallën e shtëpisë së kulturës është organizuar një manifestim me program të ndryshëm. 

Fillimisht para të pranishmëve u dha një dokumentar i përgatitur kushtuar kësaj kategorie të shoqërisë sonë duke vazhduar më pas fëmijët me aftësi të kufizuara të veshur me veshje kombëtare shqiptare, dhanë një program të pasur me valle dhe recitime të poezive.

Edhe në Bujanoc në zyrën e Shoqatës Humanitare për Personat me Invaliditet “Të jetojmë së bashku” është manifestuar kjo ditë. 

Në Preshevë gjatë manifestimit të ditës botërore e personave me aftësi të kufizuara morrën pjesë edhe  mysafir nga qytete të tjera të Serbisë,  Vranja, Leskoci, Vllasotinca. 

Këto ishin aktivitet e organizuar nga vet organizatat përkatese ndërsa nuk është vërejtur ndonjë përkrahje më e madhe e pushteteve lokale./Titulli.com/

Arifi: Punët e mira vijnë ngadalë, secili të mendojë për zhvillimin ekonomik (video)
Shënohet dita vullnetarizmit në Bujanoc (foto&video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration