Në mënyrë të organizuar studentët e Luginës pajisen me viza të Maqedonisë (Foto)
Lokale

Në mënyrë të organizuar studentët e Luginës pajisen me viza të Maqedonisë (Foto)

12.Mar.2015 00:07
0
Studentët shqiptarë nga komunat Bujanoc dhe Preshevë në mënyrë të organizuar të martën kanë qëndruar në Beograd ku janë pajisur me viza të cilat i mundësojnë qëndrimin dhe lëvizjen e lirë në Maqedoni ku edhe studiojnë.

Zyra për të Rinj nga Presheva dhe Bujanoci në bashkëpunim me Unionin Studentor të Luginës së Preshevës në Maqedoni organizuan udhëtimin e studentëve drejt Beogradit ku edhe u pajisën me vizat e nevojshme.

Sipas njoftimit të Zyrës për të Rinj në Preshevë, për të zbutur shpenzimet e studentëve këto dy organizata nga Bujanoci dhe Presheva kanë marrë përsipër organizimi e udhëtimit.

Studentët e Luginës të cilët kishin dorëzuar para disa muajve kërkesat për pajisje me lejeqëndrim në ambasadën e Maqedonisë, në të njëjtën edhe janë pajisur me këtë dokument të nevojshëm.

Më pas të rinjtë nga Lugina kanë vizituar edhe ambasadën e Shqipërisë në Beograd me ç’rast janë takuar me ambasadorin Ilir Boçka.

“Pritja ishte e ngrohtë dhe vëllazërore për çka shfrytëzojmë rastin edhe t'i falënderojmë. Të rinjtë prezent zhvilluan një bashkëbisedim te frytshëm me ambasadorin Boçka, i cili fillimisht prezantoi punën dhe angazhimin që nga emërimi i tij dhe natyrisht u njoftua me brengat dhe sfidat me të cilat përballen të rinjtë shqiptarë nga Lugina e Preshevës”, thuhet në njoftim e shpërndarë në rrjetin social Facebook nga Zyra për të Rinj në Preshevë. /Titulli.com/

Mirkoviq në Bujanoc: Aty ku promovohet dhe ruhet interesi publik shteti nuk do të ndërhyjë
Veseli tallet: Shyqyr qe je ardhë mirë, Naiti i zhgënjyer nga vizita në Luginë të Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration