Mirkoviq në Bujanoc: Aty ku promovohet dhe ruhet interesi publik shteti nuk do të ndërhyjë
Lokale

Mirkoviq në Bujanoc: Aty ku promovohet dhe ruhet interesi publik shteti nuk do të ndërhyjë

11.Mar.2015 21:58
0
Zbatimi i ligjeve të reja për media në praktikë, ishte temë e diskutimit të sotëm mes përfaqësuesve nga Ministria e Kulturës dhe Informimit , përfaqësuesve të qeverisjes lokale në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë, deputetëve popullorë nga rajoni dhe drejtuesve të mediave private e publike.

Të pranishëm në këtë diskutim ishin edhe përfaqësues nga departamenti i mediave pranë Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian  në Serbisë, organizatë që po ndihmon zhvillimin dhe avancimin e mediave.

Gjatë këtij takimi Sasha Mirkoviq,  sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës dhe Informimit vlerësoi se me privatizimin e mediave shteti po largohet nga pronësimi dhe se me ligjet e reja aty ku promovohet dhe ruhet interesi publik shteti nuk do të ndërhyjë.

“Ajo që dua të ju them është se qeveria dëshiron të ndërtojë besim, ura dhe së bashku me trupin koordinues të gjejmë forma që t’i dal në ndihmë  procesit të funksionimit të mediave, dhe gjithashtu ministria do të hap konkurs edhe për mediat që do të privatizohen pas qershorit të këtij viti”, deklaroi Mirkoviq.

Kryetari i Trupi Koordinues, Zoran Stankoviq theksoi se dom të formohet një grup punues ku do të përfshihen përfaqësues të mediave publike e private dhe kërkesat e tyre t’i shtjellojmë dhe gjejmë zgjidhjet më të mira të mundshme.

Deputeti popullorë, Riza Halimi duke folur për informimin shqip theksoi se nga ngritur çështjen në qeveri pse në mediumet publike shtetërore nuk ka asnjë minutë në gjuhën shqipe dhe sa i përket ndarjes së mjeteve nga buxhetet komunale në Bujanoc e Preshevë nuk është bërë në mënyrë të drejtë si për mediat publike dhe ato private, shtoi Halimi.

“Ne do të mundohemi që së bashku të sjellim agjenci të ndryshme në këtë rajon dhe të bisedojmë për momentet specifike e të gjejmë një solucion që të tejkalojmë këtë tranzicion” deklaroi Gorgdan Jankoviq, shefe në Departamentin për Media pranë  OSBE-së në Serbi.

Disa nga drejtuesit e mediave private në Luginë shprehën shqetësimet e tyre rreth financimit joreal nga pushtet lokale dhe problemet që hasin në pagesën e taksave republikane për shfrytëzimin e sistemit digjital dh të drejtën e autorit.

“ Nuk e prita nga sekretari që po pa sjellë lajme të këqija për mediat. Ai foli më shumë për ligjet dhe rregullat”, deklaroi Jonuz Musliu kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptarë.

Ai është shprehur se me privatizimin e mediave do të pësojnë edhe serbët sepse për gazetarë shqiptarë do të hapet televizioni pranë KKSH-së ndërsa punonjësit serb të mediave publike do të mbesin pa punë.

 I ngjashëm në diskutim ishte edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Ngaip Arifi i cili theksoi se  takimi i sotëm ngjanë shumë më disa takime të kaluara që na u kanë shpjeguar ligjet dhe rregullat.

“Është mirë që mediumeve publike në Bujanoc e Preshevë t’i jepet një afat shtesë që të përgatiten për funksionim pas privatizimit”, theksoi Arifi.

Arifi para të pranishmëve është shprehur se  shteti duhet të jetë i vetëdijshëm se një numër i punonjësve serb do të mbetet pa punë pas privatizimit, i cili pas këtij fjalimi është duartrokitur nga punonjësit e redaksisë në gjuhën serbe në TV Bujanoci.

Në diskutime mori pjesë edhe deputeti popullor Nenad Mitrviq nga Bujanoci i cili falënderoi sekretarin që ka ardhur dhe të të përballet me problemet konkrete në praktikë në fushën e mediave.

Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës kërkoi që të gjendet një formë që televizionet lokale publike të funksionojnë edhe në të ardhmen.

Mediat publike lokale e rajonale në Serbi janë në fazën e privatizimit që do t’i nënshtrohen këtij procesi deri në fund të muajit qershor, ndërsa televizionet gjenden në fazën e digjitalizimit andaj diskutimet e sotme u zhvilluan në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc./Titulli.com/

Halimi: Vazhdimi i bisedimeve po kushtëzohet me regjistrim të popullsisë në Luginë
Në mënyrë të organizuar studentët e Luginës pajisen me viza të Maqedonisë (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration