Nuk ka shkëmb që ndal rrugën për në Breznicë (video)
Lokale

Nuk ka shkëmb që ndal rrugën për në Breznicë (video)

30.Aug.2012 21:17
0

Nën “ulërimën” e maleve dhe “vajin” e shkëmbinjve që me shekuj kanë kufizuar udhëtimin e shqiptarëve në komunën e Bujanocit, sot u bë shpërthimi i tyre me materialit detonues i vendosur në trason e rrugës Tërnoc – Breznicë.

“Gëzuar dhe urime për këtë punë të madhe”, këto ishin fjalët e qytetarëve që erdhën për të parë nga afër punën që po bëhet në këtë rruge me rëndësi të madhe për komunën e Bujanocit. Shpërthimet i filloi kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, ndërsa për Titullin theksoi se këto punime për tre kilometrat e para do të përfundohen brenda dy muajve, kur edhe qytetarët do të shfrytëzojnë asfaltin që do të shtrohet. “ Punëkryesit i kemi bërë pagesën e 30 milionë dinarëve dhe mund të them se deri në Bajramin e Vogël qytetarët do të mund të shfrytëzojnë 3 kilometrat e shtruara me asfalt”, theksoi me këtë rast Arifi. Përfaqësuesi i kompanisë punëkryese “Saba Bellca” nga Presheva, Valon Etemi, tha për Titullin se është paraparë të bëhet shpërthimi i rreth dy kilometrave rrugë. “Në bazë të  projektit, në pjesë të caktuar të rrugës janë duke u bërë shpërthimet, ndërsa pas shpërbërjes së pjesës shkëmbore do të fillojë pastrimi dhe rrafshimi”, tha Etemi. Ai njëherit shpjegoi se rruga për disa ditë do të jetë e mbyllur deri sa të largohet masa shkëmbore që tani gjenden në rrugë. Gëzimin e tij e ka shpreh edhe Shpend Xhelili, këshilltarë në Kuvendin Komunal të Bujanocit i cili vjen nga fshati Breznicë. “Kjo rrugë ka rëndësi të madhe pasi që përfundimishtë lidhë të gjitha fshatrat e Malësisë së Bujanocit me vetë qytetin”, tha i gëzuar Xhelili duke shtuar se edhe ai është njëri prej faktorëve që ka lobuar për ndërtimin e kësaj rruge. Një arsye tjetër që e bënë të lumtur Xhelilin është se më nuk do të ketë propagandë parazgjedhore me rrugën e Breznicës. “Nuk do të bëhet propagandë më me këtë rrugë, nuk do të përdoret nëpër fushata parazgjedhore, se kush do ta ndërtoje atë”, theksoi Xhelili. Rruga në fjalë që do të ketë një distancë afro 6 kilometra do të kushtojë 105 milionë dinarë përfshirë edhe TVSH-në./Titulli.com/ http://youtu.be/gWaVQL09SnMcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/pas-shperthimit-fund.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Beogradi përkujdeset për të vdekurit shqiptarë në Preshevë
Në vend të autobusit, traktori ! (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration