Lokale
Beogradi përkujdeset për të vdekurit shqiptarë në Preshevë
Pas blerjes së pronës për varrezat e reja të qytetit, dalëngadalë ky projekt po shkon drejt finalizimit, ndërsa sot është bërë asfaltimi i rrugës drejt varrezave me gjatësi 355 metër dhe gjerësi 3 metra.
Ky projekt ishte iniciuar nga koordinatori i PLD ( Partisë Liberal demokratike ) Kujtim Sadriu, dhe mjetet në vlerë prej 2 milion e 500 mijë dinarë janë siguruar nga komuna e Beogradit, njofton RTP.
Punimet i kanë përcjellë delegacioni i pushtetit lokal ,përfaqësuesit e PLD dhe imami i xhamisë Ebu Beker es Sidik.
Sipas Imamit të xhamisë së madhe Sevdail Jakupi varrezat e reja të qytetit ,tashmë falë ndihmës së qytetarëve janë në përfundim e sipër ,sepse pas blerjes së parcelës, është bërë murosja, pritet vendosja e rrethojës dhe asfaltimi i rrugës bën që ky projekt të jetë i gatshëm për shfrytëzim.
Edhe Kryetari Ragmi Mustafa e ka vlerësuar këtë projekt duke participuar edhe me mjete pasi rruga në tërësi kap vlerën mbi 3 milion dinarëve.
Ndërkaq koordinatori i PLD Kujtim Sadriu ka thënë se do të vazhdojë të sjellë në Preshevë edhe projekte të tjera , e si prioritet shihet mbi kalimi në stacionin hekurudhor.
Imami Savdail Jakupi gjithashtu tha se duke pasur parasysh gjendjen e varrezave në brendësi të qytetit , varrezat e reja kanë kushte shumë më të mira, duke thënë se aty do të vendoset edhe ndriçimi. Ai ka potencuar edhe iniciativën që sipas tij falë xhematit do të realizohet , dhe bëhet fjalë për frigo- dhomën ku do të vendoseshin kufomat.
Varrezat e reja të qytetit kanë qenë domosdoshmëri e kohës pasi varrezat e qytetit janë të stërngarkuara , dhe shtimi i numrit të popullsisë në qytet ka ndikuar në ndërtimin e xhamisë së re dhe varrezave të reja të cilat janë financuar nga xhemati dhe donatorë të ndryshëm./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/Asfaltimi-Varrezat-300x196.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!