Nishani kërkon respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë dhe Maqedoni
Lokale

Nishani kërkon respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë dhe Maqedoni

08.Sep.2014 22:14
0
Situata në Maqedoni, raportet ndëretnike dhe shkalla e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, si dhe të drejtat e shqiptarëve në Serbinë e Jugut ishin çështjet e diskutuara të hënën në Tiranë midis presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani dhe komisares së lartë të OSBE-së për pakica kombëtare Astrid Thors.

Nishani theksoi se zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është e vetmja alternativë e bashkëjetesës harmonike në Maqedoni, duke evidentuar rëndësinë e madhe shtet-formuese që luan faktori shqiptar atje.

Ndër të tjera, Presidenti vlerësoi punën e bërë nga Komisarja për programin e arsimit të integruar si element i domosdoshëm për integrimin e plotë dhe respektimin e ndërsjellë të komuniteteve etnike por edhe atyre të besimeve të ndryshme fetare, etj.

Duke u ndalur tek të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Presidenti vuri në dukje se ndjekja dhe vënia në zbatim e planit 7 pikësh nga qeveria në Serbinë e Jugut është prioritare, e domosdoshme për t’u shoqëruar me një vëmendje shumë më të madhe investimesh dhe zhvillim ekonomik për këtë zonë.

Gjithashtu, Nishani evidentoi rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjes për njohjen reciproke të diplomave mes Shqipërisë dhe Serbisë, si një hap që do të nxiste punësimin e të rinjve nga Serbia e Jugut të arsimuar në Shqipëri, dhe jo braktisjen dhe shpopullimin e Luginës së Preshevës./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/nishani-thors.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Godet me veturë dy këmbësorë, policia në ndjekje të autorit
Bujanoc: Gjuha e Aliut dhe shpata e Sadiut!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration