Godet me veturë dy këmbësorë, policia në ndjekje të autorit
Lokale

Godet me veturë dy këmbësorë, policia në ndjekje të autorit

08.Sep.2014 18:03
0

Vetura e markës VW Passat, me targa të Bujanocit, ka goditur dy këmbësorë në rrugën e Gjilanit në Bujanoc duke ikur më pas nga vendi i ngjarjes.

Siç ka mësuar OK Radio, më 2 shtator rreth orës 22:30 minuta, ngasësi i makinës ka goditur Dushan B. (17) dhe Miodrag S. (19) dhe me këtë rast i ka shkaktuar lëndime trupore, ndërsa të gjithë këtë ngjarje e ka parë shoku i tyre Marko P. (16).

Sipas fjalëve të prindërve të të lënduarve, policia ende nuk e ka kapur drejtuesin e veturës edhe pse janë  të njohura targat e makinës.

“Atë natë djali im së bashku me shokët ishte nisur për në qytet. Siç më kanë shpjeguar, Dushani dhe Miodragu po ecnin së bashku nën çadër. Rreth orës 22:30 minuta ata i ka goditur makina Passat me targa të Bujanocit dhe nga forca e goditjes i ka gjuajtur disa metra. Shoferi më pas i ka dhënë makinës në drejtim të qendrës së qytetit. Në këtë moment Marko ishte buzë rrugës”, tregon ngjarjen nëna e Dushanit.

Ajo shpjegon se në këtë pjesë të rrugës nuk ka trotuare, kështu që këmbësorët ecin përskaj rrugës.

“Dushani, djali im, kishte humbur ndjenjat pasi pësoi tronditje në tru, ndërsa Miodragu u hospitalizua në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc pas plagëve të marra në muskuj dhe këmbë”, tregon ngjarjen nëna e Dushanit, Ivana (41), e cila shton se edhe Marko i është drejtuar mjekëve për shkak traumës të cilën e ka përjetuar atë natë.

Sipas fjalëve të saj policia deri më sot nuk e ka gjetur shoferin e Passat-it edhe pse vërteton se ai është regjistruar në disa vende nga kamerat e sigurisë.

“Ekzistojnë kamera pranë Industrisë së Duhanit, më pas tek fqiu ynë në shtëpi dhe në shtylla para kompanisë ‘Bici komerc’. Nën kamerën e fundit është dashur të kalojë, mirëpo policia thotë se ata nuk mund të shohin atë regjistrim. Unë nuk do ta lë që ky rast të mbulohet dhe do të kërkojë nga organet përgjegjëse që sa më parë ta zbardhin ate”, tha Ivana.

Zëdhënësi i Policisë në Vranjë Dragan Stamenkoviq thekson se policia është duke bërë gjithçka që drejtuesi i makinës Passat të identifikohet dhe të dalë para drejtësisë.

“Aksidenti në trafik ka ndodhur në rrugën e Gjilanit, afër objektit “Toskana” kur vetura me të cilën drejtonte NN ngasësi, ka goditur dhe shembur dy këmbësor dhe me këtë rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Ndihma e parë i është dhënë në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, më pas janë transferuar në departamentin e neurologjisë dhe kirurgjisë në spitalin e Vranjës. Prokurori në këtë rast ka sqaruar se ka elemente të veprës penale të rrezikimit të komunikacionit publik. Policia është duke punuar intenzivisht në gjetjen e shoferit i cili do ti dorëzohet prokurorisë përgjegjëse”, thotë Stankoviq./Titulli.com/

Beqiri takim në UP, kërkon regjistrim të studentëve nga Lugina
Nishani kërkon respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë dhe Maqedoni
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration