Lokale
Nikolliq më shumë i interesuar për “Simpo-në” se sa qytetarët e Luginës!
[caption id="attachment_45130" align="aligncenter" width="560"] Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikolliq me sigurimin e tij[/caption]
Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikolliq sot ka qëndruar në Preshevë e Bujanoc, por vetëm në fabrikën e Simpo-së
Gjatë qëndrimit të tij në këto komuna, Nikolliq ka vizituar për së afërmi prodhimet që bëhen në këtë ndërmarrje së bashku me presidentin e kompanisë Dragan Tomiqin dhe drejtorin gjeneral Sllagjan Disiqin, raporton Titulli.
Nikolliq qëndroi edhe në ndërtesën tjetër të kësaj fabrike e cila gjendet nw Bujanoc ku prodhohen dyshek, ndërsa në Vranjë mori pjesë në shënimin e 49 vjetorit të ekzistimit të kësaj kompanie.
Kryetari i shtetit i përcjell nga forca të mëdha sigurie nuk e pa të rrugës të bëjë edhe dy deri në tre kilometra për të vizituar edhe institucionet lokale të komunës së Bujanocit dhe Preshevës, që udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë.
Kjo është vizita e parë që Nikollit, në cilësinë e kryetarit të shtetit, i bënë një ndërmarrje në territorin e Luginës./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/nikolliq1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!