Babai dhe vajza e Ridvan Qazimit – Komandant Lleshit, sot janë pritur nga ish kryeministri dhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.
I sapo liruari nga Gjykata e Hagës sot ka pranuar në takim Hysen Qazimin (babain e Ridvan Qazimit) dhe Albulena Qazimin (vajzën e Ridvan Qazimit).
Dy mysafirët nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit janë pritur ngrohtësisht nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj dhe Ahmet Isufi, nënkryetar i këtij subjekti politik, raporton Titulli.
Delegacioni nga familja e Komandat Lleshit e ka uruar Haradinajn për lirimin e tij dhe i ka dëshiruar suksese në jetën politike në Republikën e Kosovës.
Takimi u zhvillua në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë, ndërsa vlenë theksuar se Hysen Qazimi ka një lidhje të veçantë me ish kryeministri e Kosovës Ramush Haradinaj./Titulli.com/
[caption id="attachment_45134" align="aligncenter" width="480"] Hysen Qazimi dhe Ramush Haradinaj gjatë takimit të sotëm në Prishtinë[/caption]
[caption id="attachment_45135" align="aligncenter" width="576"] Hysen Qazimi, Ramush Haradinaj, Albulena Qazimi dhe Ahmet Isufi në selinë e AAK-së në Prishtinë[/caption]
[caption id="attachment_45136" align="aligncenter" width="576"] Albulena Qazimi, Hysen Qazimi, Ramush Haradinaj dhe Ahmet Isufi gjatë takimit në selinë e AAK-së në Prishtinë[/caption]copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/Haxhi-Hyseni-Ramushi1.jpg): failed to open stream: No such file or directory