Lokale
Nga 1 shkurti do të punësohen 40 qytetarë në Bujanoc
Me iniciativën e Entit Nacional për Punësim dhe Zyra për Zhvillim Ekonomik në Bujanoc është mbajtur tryezë e rrumbullakët për ndërmarrësit.
Në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga programi i Kombeve të Bashkuara PBILD është shpalosur vazhdimi i programit për punësim i personave të “rrezikuar” të moshës 25-44 vjeçare në komunën e Bujanocit me ndihmën e filiales së Entit Nacional për Punësim në Vranjë si dhe mjeteve të kësaj komune dhe PBILD-të.
Në këtë tryezë të zhvilluar të enjten në të cilën morën pjesë 26 punëdhënës nga komuna e Bujanocit, u tha se ky program nëntë mujor me vlerë prej 6.5 milion dinarë do të përfshijë 40 qytetarë të papunësuar nga regjistri i Entit për Punësim dhe implementimi i programit do të fillojë më 1 shkurt të vitit 2013, raporton Titulli.
Qytetarët e papunësuar me këtë program do të përfitojnë trajnimin në vendin e punës dhe punësim 6 mujor.
Punëdhënësit, përveç subvencioneve për trajnim në vend të punës gjatë tre muajve të parë dhe për punësim dhe vlerësim pozitiv të të punësuarve, gjatë 6 muajve të ardhshëm do t’i jepet mundësia e përfitimit të rritjes së numrit të punëtorëve për të përmbushur nevojat e tyre dhe të tregut ku i plasojnë shërbimet dhe prodhimet.
Subvencione për trajnim dhe punësim do ti ndahen punëdhënësve të cilët merren me përpunimin e drurit, metalit, instalimin e pajisjeve për nxehje dhe ftohje si dhe në punët administrative.
Në këtë tryezë të rrumbullakët, përveç përfaqësueve të firmave punëdhënëse, morën pjesë edhe drejtues të programit PBILD dhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/ROZAFA-Seminari2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!