Lokale
Nexhat Behluli emërohet koordinator për bizneset në Bujanoc
Nexhat Behluli, zyrtar i lartë i Partisë Demokratike, është emëruar në pozitën e koordinatorit për ndërmarrje të vogla dhe të mesme pranë komunës së Bujanocit.
Behluli gjatë fushatës parazgjedhore në kuadër të Partisë Demokratike ka qenë koordinator dhe përpilues i planit për programin ekonomik të Bujanocit.
“ Menjëherë ju kemi qasur formimit të ekipit profesional me të cilin do ta hartojmë programin e detajizuar të zhvilimit ekonomik. Sapo të jetë i kryer, programin do ta bëjmë publik për qytetarët “, pohon Behluli, pas emërimit në këtë pozicion.
Nexhat Behluli, me profesion komercialist, ka udhëhequr disa ndërmarrje private në të cilat ka qenë vet themelues.
Ai ka një përvojë të gjatë në sektorin privat dhe njihet si njëri nga ndërmarrësit më eminent jo vetëm në Luginë të Preshevës por edhe më gjerë.
Behluli, është pjesë e Partisë Demokratike që nga themelimi i saj./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/marketing-small-business.png): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!