Lokale
Arifi inspekton punimet në Tërnoc, Bilaç dhe Samolicë (video)
Gjatë ditës së sotme kryetari i komunës së Bujanocit me stafin e tij ka bërë inspektimin e punimeve në disa vendbanime shqiptare të kësaj komune të Luginës
Punimet që po zhvillohen në tre fshatra të komunës së Bujanocit janë përcjell për së afërmi nga kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi.
Ai nga drejtuesit e kompanisë që kryen punimet ka kërkuar përshpejtimin e tyre në mënyrë që ato sa më parë të jenë në shfrytëzim të qytetarëve.
Sipas drejtorit të Drejtoratit për Ndërtim, Agim Haliti, punimet janë duke ecur mirë dhe me intensitet të lartë.
“Inspektuam punët e rrugës në relacionin Tërnoc-Breznicë ku po punohet me një dinamizëm të shpejtuar. Vizituam edhe Bilaçin ku po punohet në rregullimin e trotuareve në të dy anët e rrugës i cili është një projekt për përmirësimin e kushteve infrastrukturore në fshatin e dytë më të banuar me shqiptarë në komunën tonë”, tha Haliti.
Ai po ashtu theksoi se është bërë inspektimi edhe në fshatin Samolicë ku po asfaltohet rruga dhe trotuaret.
Duhet theksuar se projekti i ndërtimit të rrugës nga fshati Tërnoc deri në Breznicë të Poshtme, me një gjatësi afër 6 kilometra dhe gjerësi 5.5 metra, do të kushtojë rreth 105 milion dinarë, përfshirë tvsh-në.
Ndërsa rregullimi i trotuareve në Bilaç do të kushtojë mbi 10 milionë dinarë me tvsh, kurse kryerës i punëve si në këtë vendbanim, po ashtu edhe në rrugën Tërnoc-Breznicë është kompania “Saba Bellça”./Titulli.com/
http://youtu.be/_RdOPgfU6RMcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/Nagip-Arifi-inspektimi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!