Lokale
Nesalca dhe Letovica pa rrymë, digjen shtyllat (foto)
Shtyllat e tensionit të lartë nga materiali i drurit janë djegur dhe si pasojë kanë lënë pa rrymë banorët e dy fshatrave shqiptare të komunës së Bujanocit.
Nga dita e djeshme, shtëpitë e banorëve të Nesalcës dhe Letovicës janë pa rrymë. Zjarret që ishin përhapur në malet në afërsi të fshatit Levosovë, kanë djegur disa shtylla të rrymës elektrike dhe kanë ndërprerë transportimin e saj për në këto fshatra, raporton Titulli.
Siç i tha portalit tonë punëtori i elektrodistribucionit të Serbisë, shtyllat e djegura janë prapa kishës së fshatit Levosovë, ndërsa ato bartin rrymë të tensionit 10 kilovolt.
Punëtorët e kësaj ndërmarrje janë duke u angazhuar që sa më shpejtë të rikthejnë në funksion sistemin elektrikë, mirëpo sipas të njëjtit burim ekziston mundësia që ndërrimi i shtyllave të marrë më shumë kohë se sa është menduar dhe kështu banorët e këtyre fshatrave të mos kenë energji elektrike.
“Do të tentohet që të krijohet një lidhje tjetër për të dërguar rrymën deri në këto vendbanime, dhe nëse nuk funksionon duhet të pritet ndërrimi i shtyllave”, tha burimi i Titullit që nuk deshi të identifikohej.
Gjatë kësaj vere një ngjarje të tillë përjetuan edhe banorët fshatrave Dobrosinë dhe Konçul, ku si pasojë e zjarreve ishin djegur disa shtylla, për të cilat u deshën më se një javë që të ndërroheshin me të reja./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/09/shtyllat-3.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!