Lokale
A do të largohet abetarja mbarëkombëtare nga shkollat shqipe të Luginës?
Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Serbisë ka njoftuar se nga 17 shtatori do fillojë të inspektojë zhvillimin e procesit mësimor dhe përdorimin e teksteve në shkollat e ndryshme të Sebisë, duke përfshirë edhe komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
Kryeshefi i inspeksionit arsimor republikan, Velimir Tmushiq ka thënë se nga dita e hënë më 17 shtator, inspeksioni i arsimit do të vizitojë terrenin, me qëllim që të kontrollojë parregullsitë eventuale në punën e shkollave. Ndër të tjerash do të kontrollojmë edhe vendet si Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, shtoi ai.
Përveç teksteve jo të mjaftueshme dhe përdorimit të dy abetareve, nxënësit e Luginës po bien viktimë e shantazheve politike lokale dhe ushtrimit të autoritetit më të lartë ndaj shkollave shqiptare.
Pushtetet lokale në Bujanoc e Preshevë ka urdhëruar shkollat shqipe që për nxënësit e klasës së parë të përdoret abetarja mbarkombëtare e sjellur nga Kosova, ndërsa i ashtuquajturi Këshilli Kombëtar Shqiptar, po insiston që nxënësit e klasës së parë të përdorin abetaren e modifikuar nga Ministria e Arsimit të Serbisë në bashkëpunim me KKSH-në.
Në anën tjetër kryeshefi i nspeksionit arsimor republikan, Velimir Tmushiq ka deklaruar për mediat serbe se në rast të parregullsive rreth përdorimit të teksteve pasojat do ti bartë drejtori i shkollës.
"Në rast se përdoren tekstet mësimore që nuk janë të lejuara nga ministria e arsimit, pasojat do ti bart drejtori i shkollës për parregullsitë që janë hasur. Shkollat që nuk punojnë me rregulloren e ministrisë së arsimit do ti dërgohet shkresa që secila parregullsi që është hasur të largohet" ka thënë Tmushiq.
Ky veprim i ministrisë do të dëshmojë se në cilat shkolla janë paraqitur parregullsi më të mëdha dhe njëkohësisht do të sqaroj edhe fuqinë apo autoritetin që kanë institucionet lokale dhe KKSH./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/abetarja-mbarekombetare.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!