Në kujtim të Lapidarit!
Vështrime

Në kujtim të Lapidarit!

13.Jan.2014 14:47
0
Sot e një vit më parë, pikërisht më 20 janar të vitit të shkuar, në qendër të Preshevës, Lapidari i dëshmorëve të kombit, rreth të cilit u pat bërë një zhurmë e madhe, u hoq me dhunë nga xhandarmëria serbe. Shkruan: Drilon Hyseni Drilon-Hyseni Monumenti prej një cope pllake të skalitur me emrat e të rënëve shqiptar, ish pjesëtarë të UÇPMB-së, në konfliktet e fundit me Serbinë, u zhduk, duke u radhitur në listat e të të zhdukurve, gjatë luftërave tona të përgjakshme. Po, Lapidarin dihet se kush e mori dhe ku u zhvendos, por shoqëria jonë nuk di se ku gjenden liderët tanë, të cilët me plot gojën u zotuan se do ta kthejnë Monumentin e Lirisë të Sheshi i Dëshmorëve, në Preshevë?! Rrasa e gurit e skalitur me emrat e atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit, është e varur si një guri stili, në qafën e atyre që e ngritën e nuk i dolën zot për ta mbrojtur me dinjitet, në shenjë të respektit dhe nderimit për shpirtrat e tyre liridashës. Lëre që askujt nuk i kujtohet pas kaq zhurmash e poterash për fatin e Lapidarit të humbur, por askujt nuk i ha palla për fatin e atyre të gjallëve, që digjen e përvëlohen për bijtë e tyre, që nuk i kanë afër fizikisht, por vetëm shpirtërisht të përfytyruar si heronj që nuk vdesin kurrë. E liderët tanë, nuk merakosen fort as për të gjallët, e lërë më për të vdekurit! Thjesht, ata merakosen pse Serbia ua ka ndalë “buxhetin” dhe zemërohen pse dy shtetet amë në takimin e Prizrenit, ndanë për Fondin e Luginës vetëm 100 mijë euro! Gjithashtu, merakosen pse akoma nuk u ngrit godina e maternitetit në Preshevë, kur godina e godina më të mëdha se kjo po boshatisen nga shqiptarët. Ata në vend se të punojnë e të angazhohen për të realizuar projekte në kthimin e të të dëbuarve nga lufta e fundit, të krijojnë vende pune, të ngjallin ekonominë e vendit dhe të kenë njerëzit me çka të jetojnë, ata mjerisht derdhin lot për fondet që s’i kanë. Nëse klasa politike e Luginës, nuk ndërron nga ky mentalitet i mbrapshtë i përçarjeve dhe ndasive, pastaj nuk heq dorë nga lufta për pushtet fiktiv dhe nuk bëhet bashkë për një ideal, për një qëllim, e të flas me një gjuhë kur është në pyetje nacionaliteti, në Luginë të Preshevës, do të ndodhin edhe fatkeqësi të tjera, edhe më të rënda nga ato që jemi mësuar t’i shohim ndër vite. Lëre që Lapidarin do ta harrojmë, por do t’i harrojmë edhe varret e të parëve dhe tokat tona të shenjta, nëpër të cilat po lodrojnë forcat e armatosura serbe e po ngriten kufij politik, që po na i vrasin sytë e po na i thejnë këmbët për ditë. Lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së, humbi duke lënë prapa pikëllimin, hidhërimin dhe kujtesën e zverdhur, gjersa pikërisht në tokat tona po nisin jetë shtat Memorialet e xhandarëve serbë, si ai me Kryq, mbi fshatin Lluçan të Komunës së Bujanocit. Lidershipi i Luginës, vazhdon t'i shpreh shqetësimet, mendimet dhe idetë përmes Facebook-ut dhe websajteve të internetit, në të cilat faqe ata gjejnë ngushëllim, nganjëherë edhe mburrje, se kush me shumë po merr "like" e “share”. Besojmë, se të paktën, ditën e largimit me dhunë të Lapidarit, ata t’i braktisin iphonat dhe pc-të e tyre, dhe të bashkuar do t’i bëjnë homazhe vendit, ku prehet shpirti i Lapidarit!copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/06/Presheva-lapidari.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Lugina e Preshevës në mes të faleminderimit dhe pakënaqësisë
Fondi i shpërlarjes së parave
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration