Lugina e Preshevës në mes të faleminderimit dhe pakënaqësisë
Vështrime

Lugina e Preshevës në mes të faleminderimit dhe pakënaqësisë

15.Jan.2014 11:44
0
Kur një shtatëzënë nga Lugina e Preshevës merr rrugën për në Vranjë e Beograd për ta kryer procesin më të madh human, lindjen e një pasardhësi, duhet të mendojë më shumë se si të merret vesh me mjekun kujdestar (serb) gjatë komunikimit sepse komunikimi i pacientit me mjekun gjatë momentin të lindjes është më tepër se jetike. Pikërisht është ky fillimi i një traume të parë.  Shkruan: Fidan N. Shaqiri Fidan N. Shaqiri Materniteti i cili është mbyllur 25 vjet më parë me vendim të qeverisë nga Beogradi, shkaktoi trauma të mëdha tek popullata shqiptare. Arsyeja e mbylljes, siç duket kishte një qëllim të vetëm: zvoglimin e lindjeve të shqiptarëve nga kjo anë. Tani që është gati rihapja e maternitetit në Preshevë, është shumë e rëndësishme mbështetja morale dhe më pastaj angazhimi i qeverive shqiptare me konkretizim të ndihmave për këtë objekt të rëndësishëm. Rindërtimit të spitalit të lindjes në Luginë të Preshevës do t’i gëzohen më tepër nënat e ardhshme të kësaj ane. Do t’i gëzohen, sepse do të mund të shprehen në gjuhën e tyre për problemet, këshillat dhe nevojat e tyre. E ndërsa, qeveritë e Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, këto ditë u obliguan që të ndihmojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës, me “vetëm” 100.000 euro, duket që ky fond shkaktoi pakënaqësi. Duhet theksuar patjetër një fakt që është tepër i ndërlidhur më këtë pakënaqësi. Kur erdhi James Baker, sekreatari i shtetit të SHBA-ve në Shqipëri në vitin 1991 dhe me vete solli 6 milion dollar donacion për Shqipërinë, kishte zëra që sulmuan këtë donacion duke theksuar se vetëm nga 2 dollarë për kokë banori na solli Sekretari i Shtetit. Por, deri në fund të viteve të ’90-ta, një pjesë e madhe e shqiptarëve nuk mund ta kuptonin se sa i rëndësishëm ishte ky donacion. Qeveria shqiptare në fakt përfitoi shumë më tepër se 6 milion dollar. Shqipëria dhe shqiptarët u bënë aleati kryesor i SHBA-ve në Ballkan. Megjithate, angazhimi i parë konkret i këtyre dy qeverive shqiptare si dhe rëndësia e madhe politike e këtij vendimi, është një shpresë se shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk do të mund të llogarisin se janë lënë anash. Është tepër e qartë, që me “vetëm” 100.000 euro, nuk do të mund të bëhet diçka e madhe, por mund të llogarisin shqiptarët e Luginës së Preshevës se ky është vetëm një fillim i mbarë. Mirëpo, nuk duhet të kapemi për vlerën e këtij donacioni sepse do të mbetemi në një stad tepër të ulët. Nëse liderët e Luginës së Preshevës e tejkalojnë këtë fakt, atëherë ata do të kenë kohë të mjaftueshme që të analizojnë, dhe të përpilojnë projekte të natyrave të caktuara për të ndihmuar këtë regjion të lënë anash. Bie fjala, rëndësi të madhe duhet t’i kushtohet edukimit dhe arsimimit të brezave të rinj. Investimi në ngritjen e kapaciteteve në arsim, me trajnimet bazë për mësimdhënie do të mund të ndikojë shumë në zhvillimin intelektual. Është i rëndësishëm ky fakt, sepse sistemi arsimor në këtë regjion, nuk mbahet në mend që ka kaluar në ndonjë fazë të trajnimeve dhe ngritjeve profesionale të mësimdhënësve. Pastaj, paisja e kabineteve të informatikës, e hartave në gjuhën shqipe me ndryshimet gjeo-politike të kohëve të fundit, dhe mjeteve tjera konkretizuese do të ishte tepër e nevojshme që të jenë pjesë e strategjisë së donacioneve të të dy qeverive mbarëshqiptare. Edhe investimet në fushën e infrastrukturës, do të ndikojnë në rikthimin e banorëve në vendlindjet e tyre. Duket utopi, por Lugina e Preshevës ka vendbanime, ku mungon objekti shkollor, kanalizimi, ujësjellësi, ndriçimi publik e të ngjajshme. Në fushën e ekonomisë, do të duhet që pushtetet lokale të Luginës së Preshevës, të hartojnë strategji për plasimin e produkteve vendore në Republikën e Shqipërisë dhe të Kosovës, pa ndonjë burokraci në doganat përkatëse. Edhe në fushën politike, do të ishte e nevojshme që liderët politik dhe ata të shoqërive civile e intelektual nga kjo anë, të jenë pjesë e proceseve të rëndësishme mbarëshqiptare. Konferencat, seminaret, tryezat, dhe debatet televizive janë pjesë shumë e rëndësishme e zhvillimit të mëtejmë politik. Prandaj, këto dhe shumë faktorë të tjerë do të mund të ndikojnë në bashkërendimin e nevojave dhe politikave të përbashkëta, pa ndonjë dallim të konsiderueshëm. Takimi në mes të dy qeverive shqiptare, u bë për të mirën e përgjithshme të të gjithë shqiptarëve. Mund të mos pajtohemi në disa aspekte, por kjo nuk mund të minojë rëndësinë që do ta ketë në të ardhmen ky takim. Gjërat e mira vijnë ngadalë, nëse kanë edhe qëllimin e mirë. Duhet të punojmë për kombin, me kombin. John F. Kennedy pati thënë: Le të dijë çdo komb, nëse na dëshiron të mirën apo të keqen, se ne do të paguajmë çdo çmim, do të mbajmë çdo barrë, do të përballemi me çdo vështirësi, mbështesim çdo mik, kundërshtojmë çdo armik, për të siguruar mbijetesën dhe suksesin e lirisë. Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë vetëm mbijetesë dhe liri!!!copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/11/presheva-protesta.jpg): failed to open stream: No such file or directory
”Gjeli i shtëpisë dhe i kojshisë”
Në kujtim të Lapidarit!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration