Fondi i shpërlarjes së parave
Vështrime

Fondi i shpërlarjes së parave

12.Jan.2014 15:31
0
Dy qeveritë shqiptare takohen më 11 janar në Prizren. Pjesë e këtyre bisedimeve do të jetë e akordimi i një Fondi për Luginën e Preshevës. Një iniciativë është e qëlluar dhe për tu përshëndetur, por përcaktimi i destinacionit të parakohshëm të këtij Fondi, nuk është i arsyeshëm dhe parimor. Shkruan: Kujtim Sadriu Kujtim Sadriu Pushtetet lokale, në rajonin e Luginës së Preshevës, janë pjesë të buxhetit republikan të Serbisë. Ato subvencionohen nga shteti dhe për projektet kapitale siç është infrastruktura, ngritja e objekteve shkollore, madje edhe spitalore janë obligim i shtetit, për të cilat qytetarët paguajnë taksa dhe mbushin arkën shtetërore. Fondi zhvillimor për Luginën e Preshevës, nuk duhet të orientohet për projekte të tilla, të cilat janë në kompetencë të komunave dhe Qeverisë së Serbisë. Materniteti në Preshevë, i cili po proklamohet se do të jetë pjesë e këtij Fondi, ka filluar dhe është në fazën përfundimtare nga paratë e siguruara nga Trupi Koordinues i Beogradit, nga Komuna e Preshevës dhe organizatat ndërkombëtare. Prandaj, çdo përpjekje që këto mjetet e Fondit të derdhen për këtë projekt, apo për ndërtimin e ndonjë shkolle janë të pakuptimta dhe manipuluese në emër të shpërlarjes së parave. Lugina e Preshevës ka nevojë për një Fond zhvillimor, ku do të hapeshin vende të reja pune, të zbutet varfëria ekonomike dhe të nxiten veprimtaritë me interes shoqëror e kombëtar. Para së gjithash autoritete shqiptare duhet të formojnë një bord menaxhues me këtë Fond, nga i cili do të shpalleshin konkurse për projekte, të cilat përparësi duhej të jepeshin shoqërisë civile e jo institucione dhe Këshillit Nacional, që administrohen nga Beogradi. Vetëm në këtë mënyrë ky Fond do të jetë i përqafuar nga shqiptarët e Luginës së Preshevës, përndryshe krijimi i tij do të sjell më shumë sherr se sa dobi.
Në kujtim të Lapidarit!
Pse Lugina e Preshevës përmendet në takimin Rama-Thaçi, e jo shqiptarët e Maqedonisë ?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration