Në Këshillin Kombëtar Shqiptar pritet komisionari i OSBE-së: Në kërkim të zgjidhjeve adekuate
Në zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc është pritur një delegacion i kyesuar nga komisari i Lartë për Drejtat e Pakicave të OSBE-së, Kairat Abdrakhmanov.
“Falënderova për bashkëpunimin dhe për qasjen konstruktive në adresimin e çështjeve dhe shqetësimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Nënvizova pamundësimin e realizimit të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Luginë përmes akteve nënligjore dhe procedurave administrative”, ka shkruar kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafi.
Ai më tej i shpjegoi komisionerit se diskriminimi, pasivizimi i adresave, nënpërfaqësimi dhe refuzimi për përfshirje të komunitetit shqiptar në institucionet shtetërore mbeten sfida që presin zgjidhje.
Në takimin me delegacionin e OSBE-së në zyrët e KKSH-së morën pjesë edhe zëvendëskryetari i këtij institucioni Enver Mehmeti dhe Lirona Zuka nga zyra e Medvegjës.
Këshilli Kombëtar Shqiptar ka vlerësuar se komuniteti shqiptar është në kërkim të zgjidhjeve adekuate sepse të drejtat janë të patjetërsueshme dhe se dialogu Kosovë-Serbi mbetet mundësi për zgjidhje juridiko-politike të çështjes së Luginës së Preshevës./Tituli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ustafi-kairat.jpg): failed to open stream: No such file or directory