Kamberi i sqaron komisionierit të OSBE-së: Serbia pa trajtim të barabart të shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka kërkuar prezencë më të madhe ndërkombëtare në Luginë të Preshevës.
Gjatë një takimi që ka pasur me komisarin e lartë për pakica nacionale, Kairat Abdrakhmanov, Kamberi ka përmendur edhe pasivizimin e adresave të shqiptarëve të Luginës.
“Drekë pune me komisarin e lartë për pakica nacionale, E.T. Kairat Abdrakhmanov. Pasivizimi i adresave të shqiptarëve të Luginës, mungesa e vullnetit për trajtim të barabart të shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore, problemet në arsim dhe gjuha e urrejtjes nga krerët shtetërorë ishin disa prej temave të cilat bashkërisht i shqyrtuam. Prezenca më e madhe ndërkombëtare në Luginë të Preshevës, parakusht për avancimin e të drejtave të shqiptarëve”, ka shkruar Kamberi.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/amberi-kairat.jpg): failed to open stream: No such file or directory