Lokale
“Ne i themi mos e festoni, ata hala ma shumë”
Kur kanë mbetur edhe pak orë deri në ndërrimin e viteve, qytetarët janë duke u i bërë përgatitjet e fundit për festimin e viti të ri 2013
Thirrjet e imamëve të xhamive në Luginë të Preshevës drejtuar besimtarëve mysliman për të mos shënuar këtë festë “krishtere”, si duket ka nxitur edhe më shumë “besimtarët mysliman” që të përgatiten për natën e vitit të ri.
“Ne i themi mos e festoni vitin e ri se nuk është festë islame, atyre sikur ti thuash festone edhe më shumë”, ishin këto fjalët e imamit të xhamisë në Bujanoc, Ulvi Fejzullahu, gjatë hytbes së xhumasë.
Nuk ishte vetëm kjo xhami që ftoi besimtarët për mos festimin e natës së vitit të ri, edhe xhamitë tjera si në komunë të Preshevës bënë thirrje që nata e vitit të ri të kalohet si gjithë të tjerat.
Nga ana tjetër sot qytetarët shqiptarë të besimit islam të Luginës kanë “vërshuar” shitoret për të blerë artikuj ushqimor dhe pije alkoolike e joalkoolike të cilat do ti konsumojnë gjatë natës së vitit të ri.
“Ne po përgatitmi për të festuar vitin e ri dhe nuk jemi duke festuar krishtlindjet”, u shpreh një blerës në shitoret e Bujanocit.
Sipas tij ndërrimi i viteve nuk është festë e krishterëve, por e gjithë atyre që dëshirojnë të shënojnë ardhjen e vitit të ri.
Imami Fejzullahu nuk është dakord me atë se viti i ri është i të gjithëve. Ai shpjegon këtë me një shembull: “Pse të krishterët nuk presin kurban për Bajram që të solidarizohen me myslimanët, apo të përgatisin ushqim dhe ëmbëlsira në shenjë solidariteti”, u shpreh Fejzullahu.
Ai duke thënë se krishterët këtë nuk do ta bëjnë kurrë, tregoi edhe rastin kur në njërën prej shitoreve të mëdha në Gjilan kishte parë të gjitha punëtoret me kapela të babadimrit.
“Një kolegë i imi i pyeti a do ti vendoseshit shamit për festat e Bajramit ashtu siç i keni vendosur këto kapela të babadimrit?”, u shpreh Fejzullahu.
Kalendari Gregorian ose kalendari i ri, është kalendari që përdoret në botën perëndimore.
Ky kalendar është një modifikim i kalendarit Julian dhe e merr emrin nga papa Gregori XIII, i cili e miratoi në vitin 1582.
Kisha ortodokse nuk e përdor kalendarin Gregorian për llogaritjen e Pashkëve, por këtë e përdorë kisha katolike, prandaj Pashkët katolike dhe ato ortodokse nuk janë në të njëjtën ditë.
Viti i Ri është koha në të cilën një vit i ri kalendarik fillon numërimin. Në shumë kultura, kjo festë festohet në të njëjtën mënyrë. Ndërrimi i viteve sipas kalendarit Gregorian i bie në 1 janar.
Sipas traditës katolike, 1 janar është dita e rrethprerjes së Jezusit, atëherë kur iu vu edhe emri./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/viti-i-ri.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!