Lokale
Keqtrajtohen udhëtarët shqiptarë, një familje kthehet nga kufiri
Udhëtarët shqiptarë të cilët sot ishin nisur nga Bujanoci për në Zhenevë të Zvicrrës janë mbajtur me orë të tëra në kufi dhe vetëm pas dy ore qëndrimi jashtë autobusit janë lejuar të dalin nga Serbia.
Kontrolli në pikën kufitare që lidhë Serbinë me Kroacinë në Shid, sot revoltoi disa udhëtarë të cilët po udhëtonin me kompaninë Maxharr Turizëm, në linjën Bujanoc-Zhenevë.
Siç kanë raportuar udhëtarët e revoltuar përmes telefonit në redaksinë e Titullit, ata për mase dy orë janë mbajtur jashtë autobusit duke u pyetur se ku po shkojnë, a kanë të holla të mjaftueshme, sigurimin shëndetësor dhe pyetje të tjera, duke dyshuar se janë duke udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian për të kërkuar azil.
Me këtë pretendim autoritetet kufitare kanë kthyer një familje rome gjashtë anëtarëshe nga Bujanoci.
“Edhe pse familja tregoi se ka të holla për këtë udhëtim , ndoshta edhe më shumë se disa prej udhëtarëve të tjerë, policia kufitare e kthyen mbrapa”, tha me kusht anonimiteti bashkudhëtari i tij.
Ai ishte ndjerë keq pasi që askush nuk mundi ti ndihmojë dhe se në këtë familje gjashtë anëtarëshe, përveç burrit dhe bashkëshortes, ishin edhe katër fëmijët e tyre.
Ajo që e ka bërë njërin prej udhëtarëve që ta vërtetojë dyshimin e tij se në këtë shtet ai është qytetarë i dorës së dytë ishte edhe fakti se autobusët në të cilët kishte udhëtarë serb i bëhej një kontroll sipërfaqësore dhe udhëtarët e tyre nuk kishin procedura të cilët i përjetuan udhëtarët shqiptarë të Luginës.
Fakti tjetër ishte edhe tabelela në kufirin serb në Shid, që shpjegonte se qytetarët e Serbisë nuk kanë të drejtë azili, por për ironi ishte vetëm në gjuhën shqipe.
“Jam ndierë shumë i fyer. Serbia nuk respekton dygjuhësinë në komunat me shumicë shqiptare që është e obliguar me ligj, ndërsa në një vend tjetër në Serbi ku nuk ka asnjë shqiptarë vendos tabela edhe ate vetëm në gjuhen shqipe. Kjo tabelë është poshtëruese për shqiptarët, gjoja se vetëm ne po kërkojmë azil edhe pse të gjithë jemi duke udhëtuar tek të afërmit për festën e vitit të ri,” i tha Titullit udhëtari i revoltuar.
Kompania Maxhar Turizam sot rreth orës 11h ishte nisur me dy autobusë nga Bujanoci në linjën e tyre për në Zhenevë të Zvicrës. Vetëm në orën 19:45h kanë arritur të kalojnë pikën kontrolluese të Serbisë./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/kufiri-sid.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!