Lokale
Ndihmohen prodhuesit e Bujanocit me 4 milion dinarë
Katër milion dinarë është vlera e nënshkruan e faturave për ndarjen e mjeteve subvencionuese për prodhuesit e komunës së Bujanocit
Kryetari Arifi në zyrën e tij ka nënshkruar të hënën ndarjen e 3.5 milionë dinarëve për prodhuesit e duhanit, si dhe 500 mijë dinarë të tjera për prodhuesit në bletari.
“Nga buxhet i komunës kemi ndarë 3 milion e 500 mijë dinarë për të gjithë ata të cilët kanë pasur kontratë me agjencionin Alliance One Tobaco. Sot kemi nënshkruar faturat dhe të gjithë personat të cilët kanë kontratë me këtë kopmani do të i kenë në xhirollogaritë e veta mjetet të cilat i takojnë”, është shprehur kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi.
Ai njëherit ka sqaruar se mjete me vlerë prej 500 mijë dinarë i janë ndarë edhe bletarëve.
Nga shënimet e kompanisë Alliance One Tobaco rezulton se në këtë komunë janë të regjistruar 211 prodhues të duhanit me 117 hektarë tokë të mbjellur me këtë kulturë.
Përfitues i mjeteve në prodhimet e bletarisë është shoqata “Api Kulla” dhe prodhuesit të “Polen 2012”.
Arifi me rastin e nënshkrimit të faturave ka thënë se për dallim nga viti i kaluar, këtë vit janë ndarë mjete më shumë për të ndihmuar prodhuesit e kësaj komune.
Vlen theksuar se vendimet për të ndihmuar me shumën e lartpërmendur është marrë të premten në seancën e Këshillit Komunal./Titulli.com/
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/10/Arifi.jpeg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!