Lokale
Ndihmat sociale në Bujanoc, jo në vendin e duhur
Në Qendrën për Punë Sociale në Bujanoc, shfrytëzojne të drejtën e ndihmës sociale 3615 shfytëzues për vitin 2012 mjete të financuara nga buxheti republikan dhe ai komunal, raporton Titulli.
Sipas drejtorit të kësaj qendre, Njazi Ahmeti ndihmat sociale ndahen varësisht prej kategorive dhe vlerësimit të komisioni mjekësor për invalidët.
“Ndihmën social e përfitojnë 354 persona më aftësi të kufizuara dhe sëmundje të rënda, 124 janë në moshë të vogël, 1706 shfrytëzues janë të rinj dhe pjesa tjetër e moshës së mesme”, tha Ahmeti.
Ahmeti shtoi se nga numri i përgjithshëm personave që përfitojnë asistencë sociale, 993 personave financohen nga buxheti i pushtetit lokal ndërsa të tjerat nga ai republikan.
Titulli ka vizituar disa familje në cilat ka hasur edhe pakënaqësi lidhur me ndarjen e drejtë të ndihmës sociale dhe për personat e duhur.
A.S nga Bujanoci gjatë bisedës me gazetaren e Titullit është ankuar se Qendra për Punës Sociale ndan mjete financiare sipas lidhjeve familjare, shoqërore dhe baza partiake.
“Unë kamë kompletuar të gjitha dokumentet e kërkuara dhe skam mund të përfitojë ndihmë sociale, unë njohë shume familje të cilët marrin para edhe pse ata i kanë kushtet e mira, por ata njohin udhëheqësit e qendrës”, është shprehur A.S.
Portali Titulli është përpjekur për të telefonuar prapë në drejtorin për të sqaruar këto parregullsi, mirëpo telefoni ka qenë i shkyçur.
Ndërsa, Njazi Ahemti në mbledhjen e fundit të këshilli komunal gjatë raportit të tij ka deklaruar vet se ka një numër të madh të cilët i plotësojnë kushtet për ndihmë sociale, por nuk përfitojnë për shkaqe të ndryshme./Miranda Nevzadi/Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!