Lokale
Ndërroi jetë profesori Bajram Ebibi
Dje në spitalin e Shkupit ka ndërruar jetë Bajram Ebibi, profesor i gjeografisë dhe historisë nga fshati Turi i komunës së Bujanocit, ndërsa sot është bërë varrimi i tij në fshatin e lindjes.
Bajram Ebibi punonte në shkollën fillore “Sami Frashëri” në fshatin Lluçan si mësimdhënës deri vitin e kaluar kur edhe u pensionua.
Ai nga kolegët dhe miqtë e tij kujtohet si njeri bujarë, bashkëpunëtor, modest dhe shumë i përkushtuar në punë.
Bajram Ebibi u lind më 1946 në fshatin Turi, shkollën fillorë e kreu në Tërnoc, ndërsa të mesmen në Gjilan. Ai vazhdoj studimet në qytetin e Gjakovës ku dhe diplomoi për Histori dhe Gjeografi. I ndjeri la pas vetes dy vajzat, djalin dhe gruan e tij./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!