Lokale
Ndërmarrja për prodhimin e duhanit në Preshevë afër shkatërrimit
Ndërmarrja Shoqërore për prodhimin e duhanit “Presheva” në Preshevë, është në gjendje alarmante. Dikur ishte ndërmarrja me afër 500 të punësuar, tash thuajse e shkatërruar.
I tërë objekti është i demoluar, duke filluar nga reparti i punës, lokalet e administratës, inventari, restoranti, por në të janë zhdukur edhe makinat.
[caption id="attachment_87530" align="alignleft" width="300"] Kryetari i komisionit për regjistrimin e punës Skender Limani, Preshevë[/caption]
Këtë e konfirmon edhe kryetari komisionit për regjistrimin e punës Skender Limani. Ai, thotë se nuk din të paktën ku janë makinat që dikur ishin në fabrikë. Limani bënë të ditur se ndërmarrja shoqërore për prodhimin e duhanit, është mbyllur në vitin 2011,m me vendim të gjykatës ekonomike duke shkuar në falimentim. Të gjithë punëtorët kanë marrë vendimet për ndërprerjen e marrëdhënies së punës dhe kanë realizuar të drejtën e tyre në Entin për Punësim në filialin e Preshevës, raporton Titulli.
Sipas ligjit për falimentim në Serbi, pasuria e ndërmarrjeve shoqërore kalon në pronë të Drejtoratit për Pasuri të Republikës së Serbisë. Pas plotfuqishmërisë së vendimeve drejtorati është njoftuar nga ana e gjykatës, ndërsa më 4 korrik 2013 i njëjti ka njoftuar me shkrim edhe kryetarin e komunës së Preshevës Ragmi Mustafa. Në këtë shkresë, Mustafës i është thënë se prona shoqërore është bartë në pronësi të shtetit.
Pas gjithë kësaj kryetari komunës së Preshevës, në mbledhjen e Këshillit Komunal ka nxjerrë edhe aktvendimin për formimin e komisionit për regjistrimin e pronës dhe marrjes në posedim të kësaj ndërmarrje deri në shitje.
Vlen të theksohet se kjo ndërmarrje ishte thuajse më e madhja në Preshevë, duke pasur të punësuar në të deri në 500 punëtorë, të cilët kanë punuar në veprimtarin e prodhimit dhe përpunimit të duhanit./Titulli.com/
[caption id="attachment_87529" align="aligncenter" width="640"] Ndërmarrja Shoqërore për prodhimin e duhanit “Presheva” në Preshevë[/caption]
[caption id="attachment_87531" align="aligncenter" width="640"] Ndërmarrja Shoqërore për prodhimin e duhanit “Presheva” në Preshevë[/caption]copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/09/Ndermarrja-Duhanit-1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!