25 ambasadorë të OSBE-së në Bujanoc, për të zgjidhur problemet e shqiptarëve
Lokale

25 ambasadorë të OSBE-së në Bujanoc, për të zgjidhur problemet e shqiptarëve

09.Sep.2013 11:29
0
Të martën (10 shtator) në orën 15h në shtëpinë e kulturës në Bujanoc do të qëndrojë në një vizitë punë delegacioni në përbërje të 25 ambasadorëve të vendeve anëtare të OSBE-së me seli në Vjenë. “Do të bisedojmë rreth çështjeve që janë të rëndësishme për funksionalizim të plotë të shtetit në këto hapësira, për zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Serbisë dhe konventave ndërkombëtare. Sa na përket neve, ne kemi një kornizë për zgjidhjen e problemeve në këto komuna, të cilën e ka aprovuar Qeveria e Serbisë në seancën e 6 qershorit në formë të raportit të përbërë prej shtatë pikave. Këto do të jenë temat kryesore gjatë bisedimeve me ambasadorët e OSBE-së”, ka deklaruar Zoran Stankoviq, kryetar i rupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, shkruan kumtesa e Trupit Koordinues, transmeton Titulli. Përveç 25 ambasadorëve të shteteve anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), kryetarit të Trupit Koordinues i cili njëherit është nikoqir i takimit, në takim do të marrin pjesë edhe liderët shqiptar dhe serbe nga rajoni i Luginës. Siç ka mësuar Titulli, paraprakisht delegacioni i ambasadorëve, në Beograd do të takohet edhe me zv.kryetarin e Qeverisë së Serbisë Aleksandar Vuciq./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/09/OSCE_Wien.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Ndërmarrja për prodhimin e duhanit në Preshevë afër shkatërrimit
Titulli me projekt të ri: "Tranzit" nëpër botë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration