Dështimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës, partitë luajnë rolin e viktimave
Rajoni dhe Politika

Dështimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës, partitë luajnë rolin e viktimave

18.Apr.2025 08:23
0

Dështimin e sërishëm të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për ta vazhduar procesin e konstituimit të legjislativit, Artan Muhaxhiri, profesor i Sociologjisë dhe njohës i zhvillimeve politike e cilësoi si situatë për keqardhje. 

Ai thekson se politikanët janë duke u sjellë në mënyrë të papërgjegjshme ndaj qytetarëve që u kanë besuar votat dhe sipas tij, sjellja e tyre është irrituese dhe zhgënjyese.

“Nuk ka aspak vullnet për bashkëpunim dhe për gjetje të zgjidhjes. Sipas të gjitha gjasave, mundësia e vetme [për të tejkaluar ngecjen] është t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, sepse ajo, si instanca e fundit, mund ta marrë një verdikt për zhbllokimin e gjendjes aktuale”, thotë Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se ngecja në konstituimin e Kuvendit po bëhet qëllimshëm nga partitë politike, sepse me konstituimin e legjislativit do të hapej rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Në këtë kontekst, sipas tij, as Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese, por as tri partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike të Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk kanë motiv të mjaftueshëm për të tejkaluar bllokadën për konstituimin e Kuvendit. 

“Sikur të ishte e kundërta, kjo punë tashmë do të përfundonte... Jemi në një qorrsokak, sepse [kreu i LVV-së, Albin] Kurti nuk dëshiron ta krijoj Qeverinë, ndërsa në anën tjetër, opozita nuk i ka votat, sepse në të kundërtën edhe ajo do të duhej të ishte më energjike në kërkimin e zgjidhjeve ligjore për të dalë nga kjo bllokadë”, thekson Muhaxhiri.

Sipas tij, hedhja e fajit për ngecjen e procesit të konstitumit të Kuvendit ndërmjet partive politike, Lëvizjes Vetëvendosje në njërën anë dhe të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, është vetëm luajtje e “rolit të viktimave” para qytetarëve të vendit./ REL/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/urti-konjufca.png): failed to open stream: No such file or directory
Futbollistja nga Bujanoci, Elda Nuredini pranon thirrjen nga Kombëtarja U19 e Shqipërisë
Mustafi për emërimin e Demo Berishës si ministër në Serbi: Përtej fasadës dhe të veprojnë kundër
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration