Mustafi: Pa trajtimin e çështjes së shqiptarëve të Luginës s'ka marrëveshje?
Lokale

Mustafi: Pa trajtimin e çështjes së shqiptarëve të Luginës s'ka marrëveshje?

02.Feb.2022 08:38
0

Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, ka thënë se vizitën e përbashkët të Lajçakut dhe Escobarit në Kosovë i sheh si presion për përcaktimin e agjendës së dialogut. 

 Ai në “RTK Prime” ka thënë se pa trajtimin e çështjes së shqiptarëve të Luginës nuk do të mund të ketë marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por se tani është e vështirë të vjen në shprehje ndonjë reprocitet i të drejtave të shqiptarëve në Luginë me të drejtat e serbëve në Kosovë.

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës që në vitin 2006 në platformën e përbashkët politike, në njërën nga pikat e saj theksojnë se duan që të kenë reciprocitet në kuptimin e të drejtave me serbët që jetojnë në Kosovë. Por këtë sot e shoh të pamundshme për t’u arritur për disa arsye. Vizitën e Lajçak dhe Escobar e shoh si një presion të shtuar të përcaktimit të një agjende, përkatësisht temave që duhet të trajtohen në të ardhmen. Por, nuk e shoh që mund të arrihet kaq shpejtë ndonjë zgjidhje për Asociacionin sepse në Serbi ka zgjedhje më 3 prill dhe në rast se ka vazhdim në këtë temë kjo nënkupton që ose duhet t’i sigurohet Vuçiqit që të arrijë një sukses të caktuar e që ta promovojë si një arritje të madhe në Serbi, e që nuk besoj se institucionet e Kosovës janë në gjendje që kaq shpejtë ta krijojnë Asociacionin dhe tjetra që është shumë e rëndësishme që nuk nuk mund të arrihet një marrëveshje përfundimare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa e trajtuar edhe çështjen e Luginës së Preshevës”, ka theksuar Mustafi.

Sipas tij çëshjtja e shqiptarëve të Luginës është e patejkalueshme sepse pozita e tyre është peng i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se nëse shihet niveli i të drejtave që gëzojnë serbët në Kosovë është i pakrahasueshë me atë se çfarë gëzojnë shqiptarët në Luginën e Preshevës.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/KSH-bujanoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Studimi: Vitamina D dhe Omega-3 mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve autoimune!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration