Studimi: Vitamina D dhe Omega-3 mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve autoimune!
Marrja ditore e vitaminës D dhe suplementeve të vajit të peshkut mund të ndihmojë në mbrojtjen e të moshuarve nga zhvillimi i çrregullimeve autoimune si artriti reumatoid, psoriaza, sëmundjet e tiroides dhe polimialgjia reumatike, një sëmundje inflamatore që shkakton dhimbje muskulore dhe ngurtësi në shpatulla dhe ijët, zbuloi një studim i ri.
Njerëzit e moshës 50 vjeç e lart që merrnin 2000 IU (njësi ndërkombëtare) të vitaminës D3 për më shumë se pesë vjet kishin një normë relative 22% më të ulët të diagnozave autoimune të konfirmuara, tha autorja e studimit Dr. Karen Costenbader, një profesoreshë e mjekësisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit.
Kjo dozë është dy deri në tre herë doza e rekomanduar ditore e vitaminës D për të rriturit, e cila është 600 IU për njerëzit deri në 69 vjeç dhe 800 IU për moshat 70 vjeç e lart, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit.
Pasi njerëzit kishin marrë vitaminë D për të paktën dy vjet, shkalla e parandalimit nga çrregullimet autoimune u rrit në 39%, sipas studimit, të botuar të mërkurën në revistën BMJ.
Studimi gjeti gjithashtu një lidhje të mundshme midis marrjes së 1,000 miligramëve të acidit yndyror omega-3 (vaj peshku) dhe një reduktimi të çrregullimeve autoimune, por lidhja nuk ishte statistikisht e rëndësishme derisa rastet e mundshme të sëmundjes autoimune — jo vetëm rastet e konfirmuara — ishin faktorizuar në analizë.
Megjithatë, studimi zbuloi se marrja e vitaminës D dhe suplementeve të acideve yndyrore omega-3, kundrejt vetëm placebos, ul sëmundjen autoimune me rreth 30%./CNN/Edel Strazimiri / SCAN
copy(/home/titulli/public_html/images/image/mega-.jpg): failed to open stream: No such file or directory