Mustafa: Të punojmë për siguri financiare dhe të qëndrojmë në tokat tona (Video)
Lokale

Mustafa: Të punojmë për siguri financiare dhe të qëndrojmë në tokat tona (Video)

29.Dec.2014 20:00
0

Gjatë vitit 2014 në komunën e Preshevës janë investuar mbi 300 milion dinarë, ku 136 milion janë transfere të siguruara nga buxheti i republikës së Serbisë (përmes trupit koordinues) e donatorëve ndërkombëtarë si dhe donacionin e qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës me vlere prej 100 mijë euro, ka vlerësuar Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës .

Mustafa,  gjatë një interviste dhënë portalit informativ Titulli thotë se në vitin 2015 qeverisja lokale do të fokusohet në ndërtimin e infrastrukturës në zonën industriale në Çukarkë që do të krijojë kushte më mira për investime potenciale.

Në pyetjen e gazetarit rreth rolit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në të ardhmen, Mustafa thotë se ky institucion do të merret me avancimin e problemeve të shqiptarëve në Luginë e sidomos në katër fushat bazë.

Lidhur me pjesëmarrjen në vazhdimin e bisedimeve mes spektrit politik shqiptar dhe qeverisë në Beograd, Mustafa është shprehur i gatshëm  së bashku edhe me të tjerët të bisedojë për problemet jetike të shqiptarëve por me garancionin e faktorit ndërkombëtarë që vepron në Serbi.

Mustafa ka uruar qytetarët për vitin e ri dhe ka ftuar që të qëndrojnë në tokat e tyre për t’u angazhuar në punë në mënyrë që të krijojë një siguri ekonomike për familjet e tyre.

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa gjatë intervistës ka folur edhe për rolin e partisë opozitare në kuvendin e komunës së Preshevës, funksionimin e koalicioni qeverisës, rezultatin dhe angazhimin e dy deputetëve shqiptarë në parlamentin e Serbisë, për pikëfokusimin e qeverisjes lokale gjatë viteve të ardhshme,  si do të zgjidhet problemi i librave shqip për shkollimin  fillorë dhe të mesëm, kush mundë të garantojë avancimin e të drejtave shqiptare, për çka nuk do të bëjë kompromis Musfata me askënd tjetër, çka do t’i jap prioritet KKSH, si e sheh rolin e mediave në Luginë e shumë çështje tjera ...

Për më tepër shikoni intervistën  e mëposhtme:

 
Aksion i madh policorë në Preshevë
Borë dhe ngrica në rrugë (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration