Borë dhe ngrica në rrugë (Foto)
Lokale

Borë dhe ngrica në rrugë (Foto)

30.Dec.2014 10:00
0
Komuna e Bujanocit, sipas qytetarëve, ka dështuar në pastrimin e rrugëve lokale për të cilat edhe ka kontraktuar kompaninë "Saba Bellça" për mirëmbajtjen e tyre.

Edhe pse Bujanoci ishte njëra prej komunave e cila ndër të fundit u prekë nga stuhia e borës dhe ftohtit, doli të jetë e papërgatitur në menaxhimin e situatës së krijuar.

Mos intervenimi me kohë i përgjegjësve ka bërë që bora të mbulojë akset rrugore lokale duke krijuar shtresa akulli, të cilat tashmë janë bërë rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion.

Qytetarët të indinjuar me situatën e krijuar, gjatë kohës që sot gazetari i Titullit po bënte fotografim të rrugëve, thanë se situata e krijuar është dështim.

“Le të dalin ma mirë t’i thojnë popullit s’po mundemi me pastru, bare ta dim. Ata po bohen sikur kurxho s’po ndodh”, shprehet kalimtari bujanocas i shoqëruar me një fëmijë.

Një mirëmbajtje të rrugës gjatë stinës së dimrit kishte premtuar edhe drejtori i Drejtoratit për Ndërtim, Agim Haliti, me rastin e nënshkrimit të kontratës me vlerë mbi 4 milionë dinarë me kompaninë “Saba Bellça”.

Ndërsa Valon Etemi, përfaqësues i kompanisë nga Presheva, kishte deklaruar se “Saba Bellça” ka bërë përgatitjet dhe se kanë pajisjet e nevojshme për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë këtij sezoni dimëror.

Situatë hiç më e mirë nuk është as në Komunën e Preshevë, ku pastrimi i rrugëve pothuajse ka dështuar tërësisht.

Vlen theksuar se Partia Demokratike në Bujanoc angazhohej më shumë për pastrimin e borës përmes anëtarëve të saj të degëve e nëndegëve nëpër fshatra, në kohën që bënte opozitë, se sa tani kur mbanë përgjegjësinë e situatës së krijuar.  /Titulli.com/

Mustafa: Të punojmë për siguri financiare dhe të qëndrojmë në tokat tona (Video)
Dëm pa kumtesën për heroin e kombit Skënder Kadriu-Presheva
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration