Është zyrtarizuar sot marrëveshja e koalicionit në mes të Partisë Demokratike (PD) dhe Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD)
Në zyrën e kryetari të Komunës së Bujanocit, në orën 12:30h është bërë nënshkrimi i marrëveshjes për hyrje në koalicion të LPD-së me PD-në.
Nënshkrimi i marrëveshjes u bë nga kryetari i PD-së dhe Komunës së Bujanocit Nagip Arifit si dhe Jonuz Musliut nga Lëvizja e Progresit Demokratik.
Marrëveshja parasheh dhënien e disa ndërmarrjeve dhe departamente subjektit të sapo inkuadruar ndërsa ndryshimet duhet të bëhen 30 ditë nga nënshkrimi i marrëveshjes.
[caption id="attachment_70991" align="alignleft" width="300"] Nagip Arifi[/caption]
“Që nga dita e sodit në koalicion të përbashkët është edhe Lëvizja e Progresit Demokratik. Kjo është një dëshmi që PD gjithmonë ka qenë e hapur. Do të punojmë në të mirën e qytetarëve të Komunës së Bujanocit”, tha Arifi, i cili shtoi se ky koalicion është i mirëpritur nga qytetarët e komunës së Bujanocit që sipas tij me punën që do ta bëjnë së bashku do të ndikojnë në stabilitetin politik dhe ekonomike.
Nga ana tjetër kryetari i LPD-së Jonuz Musliu tha se e kemi pa të udhës që të jemi pjesë e këtij koalicioni për të vazhduar dhe forcuar koalicionin në Komunën e Bujanocit.
“Besojë që tash e tutje Komuna e Bujanocit do të jetë edhe më e fortë në staza më të gjata. Besoj se kjo do të realizohet por
[caption id="attachment_70988" align="alignright" width="300"] Jonuz Musliu[/caption]
edhe vullneti i qytetarëve shqiptar dhe ata që sakrifikuan për zgjidhjen e problemit politik të Luginës së Preshevës”, u shpreh Musliu, duke nënvizuar se tani do të jetë krahë për krahë zhvillimit të proceseve, sidomos politike por duke mos lënë anash edhe ekonominë.
“Me këtë koalicion dhe me këta njerëz do të ecim më lirshëm dhe do të realizohen të gjitha kërkesat e shqiptarëve në Komunën e Bujanocit por edhe më gjerë në Luginë”, theksoi Musliu.
Siç ka mësuar Titulli, me këtë marrëveshje kryetari i LPD-së Jonuz Musliu do të gëzojë postin e kryetarit të Kuvendit, të cilin deri më tani e ka ushtruar Hajredin Hyda.
Partia Demokratike, partnerit të ri në koalicion i ka dhënë këto poste LPD-së: Kryetarin e Kuvendit, Sekretarin e Këshillit Komunal, dy anëtarë në Këshillin Komunal, postin e kryeshefit të Inspektimit si dhe të Administratës Lokale Tatimore.
Nga ndërmarrjet publike LPD do të drejtojë Shtëpinë e Kulturës, Organizatën Turistike si dhe Qendrën për Punë Sociale.
Nga ana tjetër Partia Demokratike do të vazhdojë të mbajë postin e kryetarit të Komunës, sekretarit të Kuvendit, 5 anëtarë në Këshillin Komunal, ndihmës kryetarin, kryeshefin e Administratës Komunale, kryeshefin e Administratës së Përgjithshme, kryeshefin e Departamentit për Veprimtari shoqërore si dhe atë të Departamentit të Urbanizmit.
Ndërmarrjet publike me të cilat do të udhëheqin të përzgjedhurit e PD-së janë: Drejtorati për Ndërtim, Komunalia, RTV Bujanoci dhe Barnatorja e qytetit, raporton Titulli.
Me këtë marrëveshje do të ndryshojnë edhe numrat në Kuvendin Komunal, në vend të 23 këshilltarëve sa kishte qeverisja, tani do të ketë 29 këshilltarë, kurse në opozitë mbeten 12 këshilltarë.
Në pozitë janë, PD 12 këshilltarë, LPD 6, GQ Stojança Arsiq 5 ulëse, DS 3, Partia Përparimtare Serbe 2 dhe PSS 1 këshilltarë.
Në opozitë PVD me 8 ulëse, UDSH me 3 dhe PDSH me 1 këshilltarë.
Duhet theksuar se marrëveshja e sapo nënshkruar parasheh edhe inkuadrimin e këshilltarëve të tjerë nga partitë që kanë mbetur në opozitë.
Në këtë rast, nëse ndonjë nga këshilltarët e subjekteve politike të opozitës dëshiron të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës atëherë subjekti i cili e merr këtë këshilltarë në radhët e veta, duhet të ndajë nga pjesa e vet qeverisëse.
Bisedimet për zgjerimit të koalicionit kanë filluar muaj më parë, deri sa Arifi ka bërë ftesa publike partive shqiptare në opozitë, që para marrjes së postit të kryetarit të Komunës, nga zgjedhjet lokale të majit të vitit të kaluar./Titulli.com/
Dokumenti i marrëveshjes:1,2,3,4
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/04/musliu.jpg): failed to open stream: No such file or directory