Lokale
Bujanoci fillon përgatitjet për panair
Në zyrën për Zhvillim Ekonomik Lokal sot kanë filluar përgatitjet për panairin bujqësor dhe të potencialeve investive i cili mbahet në fund të muajit maj.
Në këtë takim në të cilin prezantoi edhe kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi, u bë formimi i grupit punues prej 10 anëtarëve i cili do të ketë për detyrë përgatitjen dhe koordinimin e të gjitha aktiviteteve të panairit që mbahet nga 27 deri më 29 maj në Bujanoc.
Koordinatore e grupit punues është Fazila Azemoviq menaxhere e Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal si dhe koordinatori Nexhat Behluli.
“Sot ishte takimi i par i grupit punues i cili është i caktuar nga kryetari i komunës për organizimin e panairit të potencialeve dhe të kapaciteteve të komunës së Bujanocit, që njihet njëkohësisht edhe si panair i bujqësisë. Komuna e Bujanocit e ka si traditë mbajtjen e panairit të bujqësisë”, tha pas takimit koordinatori Nexhat Behluli.
Sipas tij, për dallim nga vitet e kaluara këtë vit përveç mjeteve për bujqësi në panair do të kemi edhe ekspozim të veprimtarive të ndryshme.
Ai thotë se në panair do të marrin pjesë edhe mysafirë nga vendet me të cilat Bujanoci ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi, si me Odën Ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Behluli shton se në panair do të jenë edhe disa nga përfaqësuesit e ministrive nga Beogradi, fonde si dhe agjencione të ndryshme nga Serbia./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/04/Arifi-zyra-per-zhvillim11.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!