Musliu: Më kërcënoi Daçiqi
Lokale

Musliu: Më kërcënoi Daçiqi

11.Oct.2013 11:52
0
[caption id="attachment_90411" align="alignleft" width="300"]Jonuz Musliu Jonuz Musliu[/caption] Ish-lideri politik i UÇPMB-së, Jonuz Musliu, i cili ishte pjesë e delegacionit të Luginës së Preshevës në Beograd, në takimin e së enjtes me kryeministrin serb, Ivica Daçiq, ka thënë se ky i fundit nuk është i interesuar t’i zgjidhë problemet e shqiptarëve të Luginës.
Musliu ka treguar se Daçiqi gjatë takimit e ka kërcënuar atë, pasi ky ka kërkuar me ngulm zgjidhjen e statusit të shqiptarëve të Luginës. “Daçiqi e humbi kontrollin dhe kaloi në fazën e Millosheviqit. Ai më tha se e ka forcën. Unë ia bëra me dije se, edhe pse jam në Qeverinë e Serbisë dhe në Beograd, mund të më arrestosh, por assesi të më frikësosh”, ka deklaruar Musliu në një intervistë për “Epokën e re”.
Ai ka bërë me dije se në takimet e ardhshme do të kërkojnë të jetë i pranishëm edhe faktori ndërkombëtar. “Takimet e ardhshme patjetër duhet të jenë të organizuara dhe të monitoruara nga faktori ndërkombëtar”, ka thënë Musliu. /Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/10/lideret-e-lugines-te-dacici.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Bujanoc: Inspeksioni për rrënim në aksion, pronarët të shqetësuar
Vetëm shqiptarët e Luginës lëvizin pa taksa
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration