Inspeksioni i ndërtimtarisë komunale të Bujanocit ka ndërmarrë një aksion për rrënimin e disa objekteve kryesisht tre lokaleve afariste që shfrytëzojnë hapësirat publike pa lejen e drejtorisë së urbanizmit në Bujanoc.
Kryeshefi i administratës komunale në Bujanoc Nasim Rexhepi ka thënë se aksionit i paraprinë edhe disa vërejtje më shkrim që u janë dërguar pronarëve të tre lokaleve në Bujanoc.
[caption id="attachment_92436" align="alignleft" width="300"] Kafeneja "Kalifornia" Bujanoc, objekti i të cilit është rrënuar nga Inspeksioni Komunal i Bujanocit[/caption]
Isuf Halimi pronar i kafenesë “Kalifornia” në Bujanoc, objekti i të cilit është rrënuar sot nga ispeksioni komunal është shprehur shqetësuar me vendimin e këtillë.
“Ne kemi marrë pëlqimin e shefit të urbanizmit në Bujanoc për shfrytëzimin e këtij lokacioni dhe kam investuar afro 20 mijë euro për rregullimin e lokalit, ndërsa para tre ditëve kemi marrë vendimin tjetër nga inspeksioni se objekti duhet të rrënohet”, tha Halimi i shqetësuar.
Objekti tjetër i lokalit “Exit” nuk është rrënuar pasi që është bërë marrëveshja mes inspeksionit komunal dhe pronarit që ai vet ta çmontojë pjesën në të cilën punon pa leje.
Fatjon Limani pronar i kafenesë “Exit” në qendër të Bujanocit ka deklaruar se pëlqimin për shfrytëzimin e kopshtit verorë në objektin në të cilin punon ai e ka marrë nga drejtori i shtëpisë së kulturës në Bujanoc.
[caption id="attachment_92438" align="alignright" width="300"] Kafeneja "Exit" Bujanoc[/caption]
“Unë ka marrë pëlqimin nga drejtori i shtëpisë së kulturës sepse lokali gjendet në objektin e këtij institucioni dhe se nuk është pronë publike dhe për këtë gjë kam një kontratë njëvjeçare për shfrytëzimin e pronës së kontestuar nga inspeksioni komunal”, pohoi Limani, raporton Titulli.
Nasim Rexhepi, kryeshefi i administratës në Bujanoc tha se me vendimin e sotëm janë parapërë rrënimet e tre objekteve afariste dy prej të cilëve janë shqiptarë dhe një serb.
Sipas Rexhepit, aksioni për rrënimin e objekteve pa leje ndërtimi në territorin e qytetit të Bujanocit do të vazhdojnë në të ardhmen dhe se hapësirat publike nuk do të lejohet të uzurpohen nga kushdo qoftë.
Vlen të theksohet se në qytetin e Bujanocit kohëve të fundit janë duke u ndërtuar edhe objekte të mëdha banimi dhe afarizmi për të cilat nuk dihet se a janë sipas planifikimit hapësinor të qytetit dhe që nuk pengojnë jetesën e qytetarëve përreth.
[caption id="attachment_92439" align="alignleft" width="300"] Objekti tjetër (i paraparë me vendimin e sotëm)i cili duhet rrënuar sipas Inspesksionit komunal Bujanoc[/caption]
Administrata komunale e Bujanocit aksionin e sotëm për rrënimin e lokaleve afariste e ka arsyetuar me faktin që veprimtaritë e ndryshme afariste nuk do lejohen të zhvillohen pa lejet përkatëse./Titulli.com/
______________________________________________________________________________________________________________
http://www.dailymotion.com/video/x15six1_tranzit_newscopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/10/objekti-i-parrenuar-kalifronia-2.jpg): failed to open stream: No such file or directory