Musliu: Beogradi dëshiron destabilizimin e rajonit
Lokale

Musliu: Beogradi dëshiron destabilizimin e rajonit

06.Feb.2013 10:53
0
Ambasadori i Zvicrës në Beograd, gjatë vizitës së tij të parë në rajonin e Luginës së Preshevës është takuar edhe me përfaqësuesit e partive opozitare në Luginë Gjatë një takimi që kishte me liderin e Lëvizjes së Progresit Demokratik(LPD), Jonuz Musliun, ambasadori zviceran Jean-Daniel Ruch u njoftua për zhvillimet politike në Komunën e Bujanocit. Sipas një kumtese të lëshuar nga LPD, Musliu në këtë takim ka njoftuar ambasadorin për tendencat e Beogradit për të destabilizuar situatën politike dhe të sigurisë në këtë rajon. Ambasadori gjatë së martës ka takuar edhe kryetarin  e Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqirin, në zyrat e OSBE-së në Bujanoc, me të cilin ka biseduar për rrjedhat e përgjithshme politike dhe situatën e sigurisë në rajon, si dhe për çështjet të cilat janë kompetencë e Këshillit Kombëtar Shqiptar. [caption id="attachment_56401" align="aligncenter" width="576"]Beqiri- Kryetari i KKSH-së Galip Beqiri (majtas) dhe Ambasadori i Zvicrës në Beograd Jean-Daniel Ruch[/caption] Siç njofton shërbimi për informim i KKSH, ambasadori ka përkrahur drejtuesin e këtij organi për punën që po bënë. “Përmirësimi i pozitës së pakicës kombëtare shqiptare në fushën e kulturës, informimit, gjuhës dhe simboleve kombëtare, arsimit, shkencës, rinisë dhe sporteve, janë prioritetet kryesore në aktivitetet tuaja, për të cilat do ta keni edhe mbështetjen tonë të vazhdueshme”, ka thënë Daniel Ruch. Beqiri ka reaguar për dinamikën e ngadaltë të zgjidhjeve të probleme të shqiptarëve nga autoritetet qeveritare serbe, ndërkohë që ka kërkuar nga ambasadori Jean-Daniel Ruch që të ushtrojnë ndikimin e tyre si dhe të vazhdoj përkrahja e proceseve të KKSH-së e që është  njëri nga donatorët e programit EU-PROGRES. Vizitën e tij ambasadori zviceran e ka vazhduar edhe në Preshevë, me ç’rast është takuar edhe me drejtuesit e institucioneve në këtë komunë, si dhe kryetarin Ragmi Mustafa./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/02/jonuz-Musliu.png): failed to open stream: No such file or directory
Përfaqësues të Suedisë vizitojnë Luginën
Stankoviq: Dëmtuesit e varrezave në Osllarë të dalin para drejtësisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration