Murati: Pse është e domosdoshme që Kosova Lindore të bëhet pjesë e dialogut Kosovë-Serbi?
Lokale

Murati: Pse është e domosdoshme që Kosova Lindore të bëhet pjesë e dialogut Kosovë-Serbi?

08.Nov.2022 19:03
0

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati përmes një postimi ka shkruar se pse është e domosdoshme që Kosova Lindore të bëhet pjesë e dialogut Kosovë-Serbi.

Postimi i plotë në Facebook nga Valon Murati:

Që në fillimet e tij e në vazhdimësi dialogu Kosovë-Serbi ka qenë i vendosur mbi premisa të gabuara. Është biseduar e po bisedohet vetëm për serbët e Kosovës, përkatësisht veriun e Kosovës e po lihen anash padrejtësisht shqiptarët e Kosovës Lindore (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë).

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të gjejë zgjidhje afatgjatë dhe demokratike nëse Kosova Lindore nuk bëhet pjesë e këtij dialogu. Është kështu për shumë arsye:

E para, është vullnet i popullatës shumicë, i shprehur me të gjitha format legale demokratike; dhe se është pjesë natyrore e trungut të Republikës së Kosovës, me vazhdimësi territoriale dhe me shumicë shqiptare;

E dyta, është detyrë e secilës palë të përfshirë në dialog që të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje sa më të drejtë, një marrëveshjeje që sjell paqe, stabilitet dhe zhvillim afatgjatë për të gjitha këto palë;

E treta, përfshirja e Kosovës Lindore në dialogun Kosovë-Serbi është çelësi demokratik për të gjitha palët në dialog, i cili çon në zgjidhje me paqe, stabilitet dhe zhvillim afatgjatë;

E katërta, e balancon dialogun;

Dhe, në fund, Kosova Lindore duhet të përfshihet në dialog sa më shpejt, në mënyrë që banorët e kësaj pjese të shohin një shpresë perspektive për jetën e tyre, ta ngjallin shpresën se do të shpëtojnë nga diskriminimi shekullor që përjetuan nga shteti serb.

Lëvizja për Bashkim
Prishtinë, 8.11.2022

copy(/home/titulli/public_html/images/image/FE2FCB9-EDEC-4273-BF6E-27BE2EAC90C8.jpeg): failed to open stream: No such file or directory
Gjermania apelon për kompromis mes Kosovës dhe Serbisë
Departamentit Amerikan të Shtetit: Kosova ta themelojë Asociacionin, situata në veri ka potencial të eskalojë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration