Gjermania apelon për kompromis mes Kosovës dhe Serbisë
Rajoni dhe Politika

Gjermania apelon për kompromis mes Kosovës dhe Serbisë

08.Nov.2022 10:00
0

Gjermania: Jemi të shqetësuar për përshkallëzimin e siutatës në Kosovë. 

Pas përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës dhe largimit të serbëve nga institucionet vendore,  Ministria e Jashtme gjermane ka reaguar dhe ka kërkuar zgjidhjen përfundimtare të problemeve nëpërmjet dialogut Serbi-Kosovë.

"Jemi shumë të shqetësuar për përshkallëzimin e situatës", tha zëvendës-zëdhënësja e ministrisë së Jashtme gjermane, Andrea Sasse, të hënën, në konferencën e rregullt për shtyp të qeverisë gjermane.

Ajo theksoi domosdoshmërinë e rezultateve në dialogun Serbi-Kosovë: "E kemi thënë shpesh që këtu se për Ballkanin Perëndimor, por sidomos për raportin mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të largohemi nga vështrimi periodik në humnerën e skadimit të afateve. Sepse edhe ky është një afat i tillë. Tani priten kompromise.”

"Apeli ynë urgjent u drejtohet të dyja palëve në konflikt, Kosovës dhe Serbisë, që të përmbahen e të mos e përshkallëzojnë më tej situatën dhe që ta zgjidhin këtë konflikt realisht në dialog të drejtpërdrejtë me njëra-tjetrën.” 

Ndërkohë në veri të Kosovës ka vazhduar gjendja e tensionuar për shkak të targave, si pasojë e së cilës pakica serbe është larguar nga institucionet e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, fajësoi Serbinë se po e provokon situatën, me pretekstin e targave, për të  mos pranuar planin gjermano-francez për Kosovën. 

Javën e kaluar në Berlin u zhvillua Samiti i Ballkanit Perëndimor ku u arritën tre marrëveshje bashkëpunimi rajonal. Në konferencën e medias, të enjten e kaluar,  kancelari gjerman Olaf Scholz, tha për herë të parë se ekziston një plan gjermano-francezpër normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Scholz tha se nevojitet "durim dhe shumë përpjekje” që marrëveshja të ketë sukses.

Sekretarja gjermane e Shtetit për media dhe zëvendëszëdhënësja e qeverisë gjermane, Christiane Hoffman, tha se "do të vazhdojmë të punojmë me Francën dhe partnerët e tjerë evropianë për të siguruar që bisedimet të zhvillohen dhe të arrihet përparim në këtë çështje”, premtoi Hoffmann.

Pyetjes së një gazetari se a do të përdoren mjete të tjera për ta shtyrë Kosovën të shtyjë afatin e zbatimit të riregjistrimit të targave, siç është kërkuar edhe nga Gjermania dhe BE, Hofmann nuk iu përgjigj. "Për momentin jemi duke u mbështetur në bisedime", tha ajo./DW/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/jermania.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Ekspozita ndërkombëtare e fotografisë "PreFoto" në Bujanoc (video)
Murati: Pse është e domosdoshme që Kosova Lindore të bëhet pjesë e dialogut Kosovë-Serbi?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration