Murati: Në bisedimet në Uashignton të shtrohet çështja e shqiptarëve të Kosovës Lindore
Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim në Kosovë lidhur me takimin e paralajmëruar në Uashignton mes Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshjes së mundshme ai shpreht se vetëm marrëveshja që përfshin ripërcaktimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë do të ishte një marrëveshje finale.
"Kosova është shtet i pavarur dhe në këtë drejtim çështja me Serbinë është e mbyllur. Sidoqoftë disa çështje të marrëdhënieve kanë mbetur të pazgjidhura. Problemet themelore në mes të dy vendeve ishin dhe mbeten për t’u zgjidhur çështja e tri komunave në veriun e Kosovës si dhe ajo e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që gjenden nën Serbi", ka shkruar Murati.
Sipas tij në këtë funksion duhet kërkuar që në bisedimet me Serbinë të shtrohet edhe çështja e shqiptarëve të Kosovës Lindore.
"Është momenti ideal që të kërkohet që zgjidhja përfundimtar në mes të Kosovës dhe Serbisë të jetë ripërcaktimi i kufijve në mes të dy vendeve duke u bazuar në të drejtën për vetëvendosje të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjëdhe të serbëve në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Kjo e drejtë duhet t’u takojë te dy popujve në këto vise aty ku janë shumicë dhe kanë vazhdimësi territoriale, shqiptarët me Kosovën dhe serbët me Serbinë", theksoi Murati./Titulli.com./
copy(/home/titulli/public_html/images/image/alon-murati-ks.jpg): failed to open stream: No such file or directory