Shpërblehen nxënësit më të dalluar maturantë të gjeneratës 2019/2020 në “Sezai Surroi” në Bujanoc
Këtyre nxënësve iu ndanë mirënjohje për suksesin e treguar gjatë këtyre katër viteve në shkollë të mesme dhe në shenjë respekti nxënësve të dalluar iu dhurua edhe nga një ekzemplar i Monografisë së shkollës.
Ishte kënaqësi që shkolla jonë kishte nxënës të tillë.
Mirënjohjet i ndanë nga drejtori i shkollës Zejni Fejzullahu në bashkëpunim me kujdestarët e paraleleve dhe bashkëpunëtorët profesionalë Halide Vebiji dhe Bukurije Borici.
Në bazë të vendimit të këshillit të arsimtarëve, në mbledhjen e mbajtur më 01 qershor 2020, është bërë përzgjedhja e nxënësve më të mirë për secilën paralele me shkallë të katërt, siç vijon :
Mirënjohje për nxënësin e shkëlqyeshëm Lorik Limani, nga gjimnazi i përgjithshëm, paralelja 4--1. Kujdestare e klasës Adelina Hasani.
Mirënjohje për nxënësen e shkëlqyeshme Albiona Fetahu , nga gjimnazi i përgjithshëm,paralelja 4--2.Kujdestar i klasës Gzim Selimi.
Mirënjohje për nxënësen e shkëlqyeshëme Laura Alili , nga gjimnazi i përgjithshëm,paralelja 4--3. Kujdestar i klasës Fitim Murati.
Mirënjohje për nxënësen e shkëlqyeshëme Almira Agushi , nga gjimnazi i përgjithshëm,paralelja 4--4. Kujdestar i klasës Imran Aqifi.
Mirënjohje për nxënëset e shkëlqyeshme Albijane Sulejmani dhe Anita Islami , nga drejtimi i mjekësisë, paralelja 4--5. Kujdestare e klasës Fatlume Lutfiu.
Mirënjohje për nxënësin e shkëlqyeshëm Flamur Amidi, nga drejtimi i ekonomisë,paralelja 4--6.
Kujdestare e klasës Shermine Behluli.
Mirënjohje për nxënësen e shkëlqyeshme Agnesa Muslijeviq , nga drejtimi i elektroteknikës, paralelja 4--7. Kujdestar i klasës Gani Sopi.
Mirënjohje për nxënësin e shkëlqyeshëm Granit Saqipi, nga drejtimi i makinerisë, paralelja 4--8.
Kujdestar i klasës Rafet Xhelili.
Mirënjohje për nxënësen e shkëlqyeshme Antigona Salihu, nga drejtimi i makinerisë, paralelja 4--9. Kujdestar i klasës Begzad Aliu.
Përgatitur nga shërbimi profesional : Halide Vebiji
copy(/home/titulli/public_html/images/image/xenesit-shkolla-mesme-dalluar-.jpg): failed to open stream: No such file or directory