Lokale
Mungesa e sigurisë shkaktarë i migrimit të shqiptarëve të Luginës
Migrimi i shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, në veçanti nga Medvegja, ka qenë dukuri e njohur tash e shumë kohë të gjatë. Por, pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe fillimit të rezistencës së armatosur nga UÇPMB-ja në atë pjesë, shpërngulja e familjeve nga Lugina drejt Kosovës ishte në pikën kulmore, raporton KTV-ja.
Shumica e këtyre familjeve të shpërngulura janë vendosur në Fushë-Kosovë dhe në Gjilan, ndonëse ka edhe në pjesët e tjera të Kosovës.
Zahir Miftari ka disa vjet që ka lënë vendlindjen e tij për t’u vendosur në Fushë Kosovë. Sikurse shumë qytetarë të Luginës së Preshevës, edhe Miftari ka lëshuar vendlindjen e tij për shkaqe sigurie. Ai tashmë ka të drejtë në shtetësinë e Kosovës pasi ka kaluar pesë vjetë të qëndrimit në Kosovë, transmeton indeksonline.
Ismajl Muharremi, i cili ka publikuar edhe një libër rreth shpërnguljeve nga Medvegja, thotë se nga 5 mijë e 500 banorë, sa kishte Medvegja, tash atje jetojnë vetëm 500 sish./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/02/medvegja.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!